Trump që prej ditës së parë që ka ardhur në pushtet ka pasur në focus ndryshimin e rregullave për emigrantët. Qëndrime këto që jo rrallëherë janë pritur me protesta. Sipas asaj që raporton agjencia britanike e lajmeve ‘Reuters’ administrata e re amerikane ka në plan të vendos autoritetet e emigracionit të zgjerojnë në mënyrë të konsiderueshme kategoritë e emigrantëve.
Agjencia britanike thotë se udhëzimet e reja kanë për qëllim përshpejtimin e dëbimeve dhe të kundërshtojnë kërkesat për azil.
Dekreti është aktualisht në shqyrtimin përfundimtar të Shtëpisë së Bardhë dhe pritet që në fillim të javës ose gjatë javës së ardhshme ky dokument të dërgohet në Departamentin e Emigracionit dhe Doganave, Policisë dhe Departamentit të Mbrojtjes Kufitare.
Në përputhje me këto urdhra mijëra njerëz do të përballen me procedura të përshpejtuara të deportimit duke përfshirë edhe ata që ishin planifikuar më parë për dëbim gjatë administratës së ish-presidentit Barack Obama.
Gjatë presidencës së Obamas dëbimi ishte planifikuar vetëm për emigrantët që kanë hyrë së fundmi në Shtetet e Bashkuara dhe kriminelët e dënuar në mesin e emigrantëve.