Racizmi është një fenomen i shëmtuar jo vetëm në futboll po në të gjitha sferat shoqërore. E megjithatë duhet thënë se fusha e futbollit është një nga më të preferuarat e njerëzve për të hedhur vrer ndër të tjerëve.
Braziliani, Everton Luiz, i cili luan si mesfushor me Partizanin e Beogradit, ditën e djeshme ka dalë nga fusha i përlotur pasi është ofenduar në mënyrë të vazhdueshme nga tifozët e Rad Beograd.
“Më kanë fyer me baza racore dhe fashiste gjatë 90 minutave lojë dhe e gjithë tifozeria kundërshtare ishte kundër meje. Dua ta harroj sa më shpejt këtë ngjarje të shëmtuar dhe uroj të mos përsëritet më as në stadium as jashtë tij”, deklaroi Luiz në fund të ndeshjes. (E.K/SHUPLAKA)