Një person është vënë në prangat e Policisë së Durrësit, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Mësohet se rreth orës 15:30 të së dielës, duke drejtuar mjetin tip Volsvagen ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik-ndarësen.
Është kryer arrestimi i Fatmir Ajdini 45 vjeç, banues në Kavajë.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
- Fatmir Ajdini 45 vjeç, banues në Kavajë.
Më datë 19.02.2017, rreth orës 15:30, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, duke drejtuar mjetin tip Volsvagen ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik-ndarësen.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ajdinit iu bë testi i alkoolit, i cili rezultoi i dehur në masën 0.60 mg/litër.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt”parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)