Prokuroria e Tiranës që ka çuar për procedim penal Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me pretendimin se ka shkelur ligjin, sot ka dërguar oficerët e policisë gjyqësore në institucionin e zgjedhjeve.
Oficerë të Policisë Gjyqësore kërkojnë nga KQZ sekuestrimin e dosjeve të formularëve për deputetët dhe kryebashkiakët të cilët i ka në verifikim.
Emrat e deputetëve që janë në hetim janë publikuar edhe më parë nga media dhe bëhet fjalë për: Artan Gaçen (PS), Armando Prengën (PS), Gledion Rehovicën (LSI), Aqif Rakipin (PDIU), Omer Mamon (PDIU) dhe Mhill Fufin (PD).
Ndërsa kryebashkiakët në hetim janë: Eduard Kapri i Pogradecit (PD), Adriatik Zotkaj i Poliçanit (PS) dhe Termet Peçi i Tepelenës (PS). (E.K/SHUPLAKA)