Anëtari dhe njëkohësisht kreu i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit pranë Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi deklaroi nga çadrae protestuesve e ngritur përballë Kryeminstrisë se qeveria ka hyrë në rekordin Gunies për mosmbajtjen e premtimeve, ndërsa në protestë u bashkuan edhe qytetarë socialistë. Si ish dhjetorist, Malltezi ka komentuar edhe ndryshimin mes protestës së atëhershme dhe asaj të sotme.
“I vetmi ndryshim ka të bëjë me formën e regjimit, sepse atëherë ishte e sanksionuar në kushtetutë ndërsa sot jo. Pas 26 vitesh janë bijtë e atyre që burgosën e vranë njerëz për fjalën e gojës. Shumë më tepër se opozita, lajmi kryesor nuk ishte protesta, por bashkimi me protestën e opozitës duke përfshirë dhe qytetarë nga partia socialiste. Zakonisht qeveritë premtojnë shumë dhe realizojnë pak, por kjo qeveri ka hyrë në rekordin Guines për mosmbajtjen e premtimeve. Për fat të keq PD shpesh i merr gjërat shumë spontanisht”, tha Malltezi.
Më tej ai shtoi se trashëgiminia kulturore po shembet ditë për ditë në sytë tanë. “Trashëgiminia kulturore po shembet ditë për ditë në sytë tanë. Kjo është një tmerr. Në mënyrë të ngjashme po bëhen edhe ndërtime te liqeni, po përgatiten edhe dy kulla te korpusi. Pse s’pyetet zëri i qytetarëve? Zoti Basha ka një marrë në pëgjegjësi të madhe, po përballet me një problem të madh, me kriminalizimin, me 204 banada. Nëse PD do vendosë për grevë urie, të gjitha hapat do ndiqen sipas forumeve. Për momentin kemi qëndresë. Do vendosin strukturat si do vijohet. “, tha Malltezi.
I pyetur nëse do të jetë kandidat i PD-së për deputet në zgjedhjet e 18 qershorit, Malltezi u përgjigj se: Nuk e di, nuk përbën lajm, as për mua as për shqiptarët, secili të bëjë misionin e tij, unë dua të bëj më të mirën për mjedisin, turizmin, do isha më i lumturi në botë sikur të ngelesha pa punë, nëse mjedisi të ishte pa asnjë problem. (J.V/Shuplaka)