Zbulohen foto nga kamioni me më shumë se një ton kanabis, i cili u kap rreth katër ditë më parë në Kakavijë. Për këtë ngjarje u shpall në kërkim drejtuesi shqiptar i kamionit, i cili u arratis drejt Shqipërisë.
Mediat greke citojnë Autoritetin e të Ardhurava publike, i cili njofton se: “Të enjten, 16.02.2017, ora 20,20, një maune me targa shqiptare, leje ndërkombëtare qarkullimi dhe drejtues një shtetas shqiptar, tentoi të kalonte kufirin greko-shqiptar, me destinacion Greqinë. Gjatë ushtrimit të kontrollit doganor u gjetën të ambalazhuara dhe të fshehura me kujdes në një vend të posaçëm në pjesën e parë të karrocerisë, 700 dengje me peshë të përgjithshme 1.147, 423 kilogramë lëndë narkotike, sipas gjasave kanabis i papërpunuar. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan, ndërsa drejtuesi i mjetit iu shmang arrestimit. Është hartuar dosje penale dhe i është dhënë për ndjekje prokurorisë së Janinës”. Autoritetet greke janë vënë në alarm pasi kohët e fundit po devijohet trafiku i narkotikëve nëpërmjet rrugëve tokësore.(D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1182″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]