Deputetja e PD-së Liljana Elmazi, reagon ashpër ndaj Prokurorisë së Tiranës dhe kryeministrit Edi Rama, që në vendin e të pandehurve në Gjykatë për vrasjen e Ardit Gjoklajt, janë vënë një eskavatorisk dhe 1 përgjegjës turni nga firma ku ndodhi fatkeqësia.
Sipas Elmazit, në këtë mënyrë Vetingu po jep frytet e veta ende pa u zbatuar, por këtë nuk e ka në një kuptim pozitiv.
“Vetingu i Ramës po i jep frytet e veta, ende pa u zbatuar: ke njollë si gjyqtar apo prokuror ? ta heq Partia, sot Rilindja si dikur edhe sot: mjafton ti bindesh urdhërave të kryeministrit për të liruar armatën e banditëve që do duhen për zgjedhjet e ardhshme apo që i janë dashur dikur, dhe thjesht kryeministri sot po u bën qokën e dikurshme në këmbim të bërjes kryetar.”, shkruan Elmazi.
Ndër të tjera, deputetja demokrate përmend edhe protestën e opozitës, të cilën e konsideron vetëm si fillimi dhe shton se Rama po shkon drejt greminës.
“Edi Ramës s’ka filxhan e horoskop që nuk ja thotë përditë se është në gremisjen e tij politike, madje tanimë është në rënie të lirë dhe forcën e gravitetit popullor që po e tërheq bën sikur nuk e ndjen duke shpikur telenovela dhe 18 shkurti do të jetë fillimi.”, shkruan Elmazi.
REAGIMI I PLOTË I ELMAZIT
Kur Vetingu i Ramës ngjan me njollën që të hiqte partia
Pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës, nën frikën e vettingut alla Rama, i bëri kortezinë e radhës pushtetit. Për vrasjen e të miturit Ardit Gjoklaj, në firmën e kryetarit socialist ,në përpjekje për ta degjeneruar hetimin ka dërguar të pandehur në gjykatë, 2 koka turku: Një eskavatorisk dhe 1 përgjegjës turni. Edhe gazetaret e kronikës janë revoltuar dhe u është përzier në bark bari dhe birrat që hëngrën dhe pinë si skutha në qoshen e marrëveshjeve të errëta të Erkës së Bashkisë dhe Fushës së prokurorisë.
Nuk e dimë se kush e pagoi atë drekë, por 1 muaj më pas u provua se, bashkë me drekën, pagoi edhe mbylljen e hetimeve si një ngarje e rëndomtë, për të cilën do të bëjnë burg 2 qyqarë. Administratori i Firmës, Kryesocialisti i një rrethi që punëson në mënyrë të jashtligjshme të mitur pa siguracione, ia hodhi dhe do vazhdojë të paguajë siguracionin në lokal dhe PS.
Këto ditë gjykatësi miliarder të cilit iu mbyll cështja e deklarimit të rremë të pasurisë ku nuk justifikoheshin miliona euro nga kolegët e tij prokurore, shpalli të pafajshme një organizatë kriminale me të tmerrshmen në vend ndoshta, mbi të cilën rëndonin 18 krime. Shumëkush u habit, personalisht jo. Vite më parë edhe gjykatësi ka rrëmbyer prona të biznesmenëve vlonjatë me ndihmën e një bande nga Fieri dhe bekimin e ish kryeprokurorit , duke u sjellë vetë jo thjesht si bandë, por kapobandë. Vetingu I Ramës po I jep frytet e veta, ende pa u zbatuar: ke njollë si gjyqtar apo prokuror ? ta heq Partia, sot Rilindja si dikur edhe sot: mjafton ti bindesh urdhërave të kryeministrit për të liruar armatën e banditëve që do duhen për zgjedhjet e ardhshme apo që I janë dashur dikur, dhe thjesht kryeministri sot po u bën qokën e dikurshme në këmbim të bërjes kryetar. Nuk e di në fakt, a u janë revokuar vizat këtyre gjyqtarëve? Dje nuk dëgjova e nuk lexova askund dicka në lidhje me këtë. Mbetet për ta parë në ditët në vijim.
Në vetëm 4 vjet ia dolën që anormalen e tyre ta konsiderojnë si normale, si një sallatë me barishte dhe 1 shishe birre nga mbrapa!
Kjo është vetëm një thërrime rëre në plazhin e zullumeve të Rilindjes 4 vjecare!
Rreth 1 miliard dollarë apo 940 milionë euro janë abuzimet vetëm për 2015, të barbartë me minimumin jetik prej 125 euro apo rreth 169 mijë lekë në muaj për 600 mijë shqiptarë në një vit
Dhe të flasësh me këto shifra kur shqiptarëve u ka shkuar thika në palcë është një marrëzi/ Kur gjithandej dëgjon për njerëz që ikin apo duan të ikin nga Shqipëria, 200 mijë vetëm në dy, 200 mijë të tjerë aplikuan për llotari amerikane , edhe më shumë se nga Siria në luftë.
A e dini që biznesi më i suksesshëm këto 4 vjet rilindase janë kurset e gjermanishtes, kryesisht për infermiere dhe kompanitë e emigrimit, përvec biznesit të shekullit “ kanabisit, që lulëzon në cdo mal, kodër e fushë nga jugu në veri duke e shndërruar Shqipërinë në protektorat të hashashit dhe krimit, por që smund ta shpëtojnë Ramën nga fundi i tij politik ndaj dhe cdo përpjekje e bërë prej tij janë si ato të të mbyturit që kapet pas fijes së barit. Urbanizimi i hashashit nuk është aksidental, por akt politik I rilindjes me bekimin e vetë kryeministrit.
Edi Ramës s’ka filxhan e horoskop që nuk ja thotë përditë se është në gremisjen e tij politike, madje tanimë është në rënie të lirë dhe forcën e gravitetit popullor që po e tërheq bën sikur nuk e ndjen duke shpikur telenovela dhe 18 shkurti do të jetë fillimi.
Në Shqipëri nuk ka më qeveri, në kuptimin që nuk ka më autoriteti që shpreh një vullnet në mbrojtje të qytetarëve dhe ligjit. Kryeministri, e ka personalizuar qeverisjen duke reflektuar tek ajo pikërisht psikozën e tij. “Nuk keni parë gjë akoma” nuk ishte një fjali që erdhi si pasojë e inercisë së debatit me opozitën, por si një rrëshqitje sinqeriteti nga labirinthi i zi I mendjes së Edi Ramës. Shqipëria duket e sëmurë, shqiptarët i ka pllakosur një depresion ekonomike e social nga 4 vite bombardime me vrasje, vjedhje, korrupsion, vjedhje bankash dhe kanalizim të vendit. Me këtë bilanc lufte, jo qeverisjeje, Edi Rama nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit të shqiptarëve, që nuk i panë xhepat njëherë plot, nuk e panë njëherë frigoriferin plot, nuk i panë fëmijët të shkollohen, që nuk panë as një vend të ri pune, që nuk panë një rritje rroge e pensioni, por çka panë ishte krimi, korrupsioni.
A e dini që kanë filluar mungesat për infermiere në spitale e poliklinika?
A e dini që për 1 vit do ketë mungesa serioze në shëndetësi?
A e dini që nuk plotësohen dot numrat për mastera në mjekësi, kur deri para pak kohësh kërkesat ishin të papërballueshme?
Por nuk është ky interesi juaj. Interesi juaj është të jepni koncensione me vlere 400 milione euro, për të pastruar lekët e hashashit të bollshëm të vitit që lamë pas!
Jetojmë në kulmin e pasigurisë dhe gënjeshtrës publike. qeverisemi nga arroganca, papërgjegjmëria, hajnia , dështakët e krimi.
Dështimet janë të panumërta. Shëndetësia dështim! Shërbimi i urgjencës, mjerim! Lekët e shqiptarëve të pasigurta!
Polarizimi është i frikshëm, Morali zero. Spekullimi dhe grabitja në shkallën më të lartë. Përgjegjshmëria e institucioneve zero. Shteti në rënie të lirë dhe me një shpejtësi marramendëse.
Kryeministri është thjesht një kufomë politike që po e tërheq edhe Vendin në greminë mbas vetes….
Sikur edhe zyrat t’i zhvendosni në selitë e televizioneve ku thuajse jeni të punësuar dhe prodhoni më shumë kronikat se vetë gazetarët, nuk do të mund ta mbuloni varfërinë ekstreme, mjerimin e shqiptarëve me shoshin e sukseseve tuaja imagjinare!as do mund të blini përsëri dinjitetin e shqiptarëve të varfër me miliardat e hashashit dhe ti kërcënoni skuardiljet e krimit që po i nxirrni nga qelitë, ndërkohë që për 3 mijë lekë energji të papaguar dhe rregullimin e catie apo gardhit i burgosni , duke i nëpërkëmbur e vetëm pse janë të varfër, sepse ju nuk u jepni punë që të mbijetojnë e jo më të jetojnë. (D.D/Shuplaka)