02:43 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Aktivisti përballë Blendi Klosit: Ka familje që u është hequr ndihma ekonomike se kanë patur televizor!

20:59 | 20/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aktivisti përballë Blendi Klosit: Ka familje që u është hequr ndihma ekonomike se kanë patur televizor!

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi dhe aktivisti i Shoqërisë Civile, Panajot Soko kanë debatuar sot lidhur me ndihmat ekonomike që marrin familjet në nevojë.

I ftuar në “Njerëz në Fokus”, Klosi tha se po kërkohet të dyfishohet dhe trefishohet ndihma ekonomike për familjet e varfëria.

“Qëllimi është që familjet të dalin nga varfëria. Nuk është e vërtetë që bëhet për të reduktuar mbështetjen buxhetore. Po kërkohet që të dyfishohet apo trefishohet ndihma ekonomike për familjet e varfërve. Skema kërkon të targetojë më mirë varfërinë. Varfëria duhet të targetohet nga indikatorët që e tregojnë. Të gjitha familjet që evidentohen si të varfra, do të marrin 80 mijë lekshin bazë, si dhe më shumë në varësi të numrit të fëmijëve. Asnjë familje nuk e humbet ndihmën ekonomike nëse ka televizor apo lavatriçe. Ka 52 indikatorë që tregojnë nëse familja është e varfër apo jo. Pyetet çdo familje për pasurinë që kanë. Ne do luftojmë abuzivizmin, se ka familje që kanë vila 2-3 katëshe e marrin ndihmë ekonomike. Nga 3 vite më parë sot asnjë familje nuk e ka humbur ndihmën ekonomike.”, tha ministri.

Megjithatë, sipas aktivistit Panajot Soko, ka familje që u janë hequr ndihmat ekonomike vetëm për shkak se kanë patur një televizor në shtëpi.

“Këto nisma bëhen për të balancuar buxhetin e shtetit. Ideja është të ndërpriten shpenzimet e shtetit për ndihmën ekonomike. Ka pasur kufizim te shtresa më në nevojë. Ka një sjellje arrogante ndaj të varfërve. Ka familje që kanë marrë televizor me ngjyra dhe pastaj u kanë hequr ndihmën ekonomike.”, tha Soko.

Megjithatë sipas ministrit kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Madje ai sqaroi se po punojnë edhe për ndihmat ekonomike për njerëzit me aftësi të kufizuara. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: blendi klosi
Pas

Topalli për protestën e PD-së: E udhëhoqën qytetarët, hapat që duhen ndjekur

Para

Komisioni Europian i dërgon një mesazh PD-së në ditën e tretë të protestës

Para
Komisioni Europian i dërgon një mesazh PD-së në ditën e tretë të protestës

Komisioni Europian i dërgon një mesazh PD-së në ditën e tretë të protestës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.