Pavarësisht se Gjykata Administrative e Durrësit vendosi që të ndërpriten punimet e projektit Veliera, për shkak të zbulimeve arkeologjike, gjatë ditës së sotme punimet kanë vijuar. Madje, ambientalisti Sazan Guri ka publikuar një video nga punimet e sotme.
Aktivistja Lorisa Ylli, paralajmëroi pak ditë më parë se kjo gjë do të ndodhte, pavarësisht vendimit të 17 shkurtit nga Gjykata Administrative, kjo sepse sipas saj, gjyqtarja Marjana Velçani ka shtuar një pjesë në vendim i cili lë hapësirë për t’u interpretuar edhe në një mënyrë tjetër. Bashkia ka të drejtë të nisë punimet anash Torrës!
Më shtatë shkurt, punonjësit e ndërtimit që punonin pranë Torrës Veneciane në Durrës, zbuluan themelet e një godine të periudhës osmane, dy topa lufte dhe disa dhjetëra predha sferike guri për hedhje me katapultë. Mbi to parashikohej të ngriheshin themelet e projektit të famshëm “Veliera”. (D.D/Shuplaka)