11:39 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kulturë

Dritëroi kërkoi letër dhe laps në momentet e fundit, çfarë shkroi (FOTO)

23:47 | 20/02/2017
në Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dritëroi kërkoi letër dhe laps në momentet e fundit,  çfarë shkroi  (FOTO)

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli ka ndarë momentet e fundit të tij.

Elona Agolli ka përshkruar veprimet e fundit të shkrimtarit teksa i dorëzohej vdekjes.

Ajo thotë se kur Dritëroi u përmend,  për herë të fundit  kërkoi një letër dhe stilolaps për të shkruar diçka.

“I sollën një fletë letre e një dosje të kuqe ku të mbështeste letrën. Me dorën që i dridhej nisi të shkruante,por ah sa dhimbje: Koka e mbështetur në atë krevat reanimacioni, dhimbjet e trupit dhe te shpirtit, tërë ato tubacione të formave e dimensioneve të ndryshme, gypa në fyt, anash qafës disa si fije të holla që nuk kuptoheshin çfarë funksioni kishin , një mishmash pajisjesh . Në atë sallë ishte e pamundur që dora të shkiste e të formonte shkronja, fjalë, fraza”,  kujton Elona.

Ajo thotë po ashtu se nuk ka arritur që nga ajo ditë të deshifrojë se cfarë ka dashur të thojë i ndjeri Dritëro me shenjat që ka shkruar në letër.

“E megjithatë disa iniciale , E, A, një grupim inicialesh , vështirë të kuptueshme, babushi im arriti t’i bënte.Gjithsecili nga ne ëndërronte që ato të ishin shkruar për çdonjërin: Mami thoshte që ja , Dritëroi nuk më pa që isha aty e donte të shkruante: Ku është Sadija ?

E ndoshta kishte të drejtë . Edhe infermieret shpreheshin që Dritëroi thërret veçse Sadijen kur zgjohet .

Tani ,sigurisht mendonte që Dritëroi donte të shkruante për Tanin , amanetet e tij .

Dhe unë po ashtu mendoja vetmevete: Ja , babushin e ka marrë malli për mua, donte të shkruante diçka për vajzën e tij dhe bijën e çmuar të tij .

Ende dhe sot ditën që shkruaj nuk e kam zbërthyer dot atë tog hieroglifesh , të fundmet kompozime gërmash të shkruara nga dora e bukur e atit tim” shkruan ajo. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Dritero AgolliElona Agolli
Pas

Çfarë bëhet në Durrës?! Pavarësisht urdhrit të Gjykatës Administrative, sot hidhet beton pranë zonës së mbrojtur (VIDEO)

Para

Sulm me armë në Stamboll, pesë të plagosur, katër prej tyre në gjendje kritike për jetën

Para
Sulm me armë në Stamboll, pesë të plagosur, katër prej tyre në gjendje kritike për jetën

Sulm me armë në Stamboll, pesë të plagosur, katër prej tyre në gjendje kritike për jetën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Punime në çati pa masa sigurie në Rrugën e Dibrës, rrezik për qytetarët(PAMJE)

Durrës/Parandalohet një konflikt i rrezikshëm, arrestohet 44-vjeçari që kanosi me sopatë dy shtetas

Tritan Shehu pas aksionit policor në Theth: “Policia e Ramës si e Kim Yong-un, e armatosur me kallashnikov ndaj qytetarëve”

Situata e zjarreve në vend: 21 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 5 ende aktive

Fushë-Krujë/Lirohen hapësirat publike, qytetarët lëvizin lirshëm në trotuare

Vijojnë ndryshimet në radhët e Policisë së Shtetit: Emërime të reja në komisariatet e Kuçovës, Mallakastrës dhe Vlorës

Fier/Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen 3 hapësira publike në Seman, procedohen penalisht 3 pronarë subjektesh

Aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, Jorida Tabaku: Paketa e Maleve, “kali i Trojës” për Veriun

Përçarja tregtare mes BE-së dhe SHBA-së e afërt, tarifat e Trump për makinat dhe produktet bujqësore janë vija e kuqee

Aksion gjatë natës në Theth: Prishen dhjetëra ndërtime pa leje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.