Po vijon aksioni i policisë në kuadër të nismës ‘Shqipëria pa armë’. Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 42 armë zjarri, 7990 fishekë, 1 anti tank, 6 granata, 4 ndezës si dhe 13 krehra. Policia e Shtetit iu bën thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, ti dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.
Qarqet ku janë dorëzuar armët gjatë 24 orëve të fundit:
Qarku Dibër:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun Dibër janë dorëzuar 10 armë zjarri dhe 1740 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Dibër janë dorëzuar 5 armë zjarri dhe 450 fishekë. Në Stacionin e Policisë Klos janë dorëzuar 5 armë zjarri, 1290 fishekë dhe 6 krehëra.
Qarku Elbasan
Dorëzohen 9 armë zjarri, 4 granata ofensive, 3 ndezës granatash dhe 1500 copë fishekë konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Cërrik 7 armë zjarri, 4 granata ofensive, 3 ndezës granatash, 1500 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Gramsh 2 armë zjarri.
Qarku Shkodër
Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen nga banorët 7 armë zjarri, 2170 fishekë, 1 ndezës granate e 4 krehëra, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër 4 armë, 2 krehëra, 2100 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës 3 armë, 2 krehëra e 70 fishekë.
Qarku Fier
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen nga banorët 6 armë zjarri dhe 300 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Fier 5 armë zjarri dhe 280 fishekë dhe në Komisariatin e Policisë Lushnje 1 armë zjarri dhe 20 fishekë.
Qarku Tiranë
Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen nga banorët 5 armë zjarri, 1280 fishekë, 1 antitank, si dhe 6 krehëra.
Qarku Berat
Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen në Komisariatin e Policisë Berat dhe Skrapar, 3 armë zjarri, 1000 fishekë dhe 3 krehëra.
Qarku Korçë
Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Pogradec 1 armë zjarri si dhe 2 granata dore.
Qarku Gjirokastër
Dorëzohet në Komisariatin e Policisë Përmet 1 armë zjarri automatik.
Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve.
Takimet po zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.
Krahas takimeve sensibilizuese, Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.
Policia e Shtetit vlerëson si shumë të sukseshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët.
Policia e Shtetit vlerëson si shumë të vlefshëm kontributin e nxënësve dhe studentëve të cilët janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për dorëzimin vullnetar të armëve dhe municioneve duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë. (J.V/Shuplaka)