Knut Fleckenstein sapo mbërriti në Shqipëri ka nisur takimet me përfaqësues të politikës në vend. Fillimisht ai ka takuar dy ambasadorët Donal Lu dhe Romana Vlahutin.
Teksa në Shqipëri u komentua se vizita e tij lidhet me negociatat që ai do të bëjë me krerët e partive politike në vend që të ndalen protestat, vetë Knut në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadorët tha se nuk do të negociojë.
Para se të takonte kryeministrin Rama, Knut tha për mediat se vendi i çdo force politike është në parlament.
“Vendi i çdo force politike është në parlament, dëshiroj që gjithë puna dhe negociatat me partive politike duhet të bëhen në Parlament”, tha ai.
Sipas Fleckenstein, protesta e PD “duket e qetë”.
“Do takoj Bashën dhe do diskutojmë, por nuk do negocioj” u shpreh Fleckenstein.
Ndërkohë që nuk ka munguar përgjigja nga Partia Demokratike, ku nga ccadra e protestës Eduart Halimi ka thënë se rruga e vetmes për të dalë nga bataku në të cilën ndodhet vendi është protesta.
‘’SHBA dhe ndërkombëtaret na kanë ndihmuar shumë të bëhet e mundur ndarja e krimit nga politika. Nga kontrata me krimin ka ardhur gjithë kanabizimi i Shqipërisë, droga nuk hidhet nga qielli. Ndaj në rrugën e tillë ka ardhur përballja. E vetmja mënyrë për të ndarë politikën nga krimi është protesta dhe përballja qytetare. Zoti Fleckenstein është burrë i mençur dhe e kupton këtë gjë’’, është shprehur deputeti demokrat. (E.K/SHUPLAKA)