Pak kohë më parë në kemi përmendur një emër, Rezarta Hoxhaj, femra e parë që i bashkohet forcave RENEA.
Ndërkohë që edhe në fjalën e sotme të Ramës mbajtur në një aktivitetit me temë “Promovimi i femrës në Policinë e Shtetit” organizuar nga Ministria e Brendshme nuk kanë munguar batutat për të.
Duke iu drejtuar Rezit, e cila është edhe një basketbolliste shumë e mirë, me 12 trofe në këtë sport, Rama tha se do i mjaftonte ajo dhe dy të tjera për të bërë një skuadër.
“Rezi është një kampione jo vetëm në basketboll por në shoqëri sepse është shprehja më kuptimplotë se çfarë mund të bëjë një i talentuar. Rezi këtu ka qenë, s’ka ardhur sot, por ka qenë e patrajtuar, e parespektuar, e veshur keq por më shumë ka qenë e tradhtuar.
Nga telefonata që bëheshin nga kjo godinë për të dekonspiruar operacionet e RENEA-s e megjithatë kanë luftuar si luanë pa mundur të marrin mbrapsht as rezultatet që po marrin gjithmonë e më shumë dhe as vlerësimin moral dhe material që i detyrohej ky shtet të gjithë atyre. Shumë shpejt do t’i krijojmë RENEA-s kushtet më optimale pasi po përfundon ndërtimi i kompleksit të tyre. Mua më mjafton Rezi dhe 2 të tjerë për të bërë skuadrën e basketbollit”, tha kryeministri duke zbuluar edhe një herë pasionin e tij për basketbollin. (E.K/SHUPLAKA)