Protesta e opozitës ka grumbulluar rreth vetes dhe figura të njohura në vend. Një prej tyre ishte dhe aktorja Suela Konjari. Ditën e protestës ajo mbante një pankartë ku shkruhej ‘’Mafia Rama&Soros Fuck off’’.
Shprehje kjo që në shumë media u interpretua si ‘’Rama ik q***’’. Mirëpo për këdo që ka njohuri të pakta në anglisht e di se përkthimi o kësaj shprehje ka disa konotacione dhe ngjyrime të ndryshme. Vetë aktorja ka patur një tjetër reagim sot.
‘’Përshëndetje të gjithëve !
Unë jam Suela Konjari, aktorja që këto dy ditë jam vënë në qendër të sulmeve të padrejta, të pandershme, dashakeqe e të djallëzuara të disa artikujshkruesve e disa portaleve!
Ju them atyre: Ju mëshiroj
Unë jam Suela Konjari, aktorja, bija, nëna, motra, që këto dy ditë kërcënohem me sms e fyem nga njerëz struca e burracake! Ju them atyre: Nuk më frikësoni!
Unë frikën e vrava në 1990 kur teksa rrisja fëmijën brenda vetes isha në çdo protestë për rrëzimin e diktaturës më të egër Komuniste!
Të dashur bashkëkombës të mi kudo jetoni! Me lejoni t’ju përshëndes me përulësi, respekt e mirënjohje për duartrokitjet që më dhuroni në skenë e me një varg nga poeti i Kosovës Ali Podrimja t’ju tregoj pse jam në këtë protestë:
Toka ime digjet … në çdo cep të shpirtit tim!’’, ka shkruar aktorja.
Ndërkohë që në një reagim të mëparshëm ajo ka thënë që për të gjithë që kanë probleme me anglishten ndihmon ”Google Translate”.
‘’Për të gjithë ato portale apo artikujshkrues që nuk kanë njohuri të gjuhës Angleze, ju ndihmon Google translate …
Jetojeni bukur jetën sepse jeta ështëthesar !’’, ka qenë përgjigja e Konjarit për të gjitha mediat që kanë aluduar me shprehjen e saj. (E.K/SHUPLAKA)