14:47 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Çfarë i kërkoi Lu e Vlahutin, Fleckenstein mëngjesin e sotëm? Eurodeputeti: Bashën e takoj në zyrë

15:19 | 21/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të parët takon Lu dhe Vlahutin, a është konsultuar me ta Fleckenstein për vijimin e takimeve të tij me Ramën, Metën e Bashën?

Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein ka mbërritur në Shqipëri në një kohë kur klima politike në vend është acaruar dhe opozita ka nisur protestat dhe deklaron se nuk do të ndalet deri sa qeveria të pranojë të sigurojë votë të lirë gjatë zgjedhjeve të Qershorit.

Vetë Knut në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadorët amerikanë dhe asaj të BE në Tiranë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, tha se nuk do të negociojë. Para se të takonte kryeministrin Rama, Knut tha për mediat se vendi i çdo force politike është në parlament.

“Vendi i çdo force politike është në parlament, dëshiroj që gjithë puna dhe negociatat me partive politike duhet të bëhen në Parlament.Do takoj Bashën dhe do diskutojmë, por nuk do negocioj”, tha ai.  Fleckenstein deklaroi po kështu se protesta e PD-së  duket e qetë.

Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Rama, Fleckenstein ka zhvilluar një takim edhe me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Mëngjesi i parë në Tiranë për raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka nisur me një takim në hotel “Rogner” me ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Vlahutin erdhi në këtë takim pas një takimi kokë më kokë me kryeministrin Rama. Top Channel ka mësuar se dy ambasadorët në diskutimet me eurodeputetin kanë kërkuar bashkërendim të qëndrimeve dhe mbështetjen maksimale për reformën në drejtësi, punën e ONM-së dhe dekriminalizimin. Po ashtu, në takim është biseduar dhe për zgjedhjet. Pas takimit me kryeministrin, Fleckenstein u shpreh optimist për ecurinë e reformës në drejtësi, vettingun dhe dekriminalizimin.

Eurodeputeti gjerman preferoi ta bëjë në këmbë rrugën drejt zyrës së kryeparlamentarit Meta dhe përgjatë tendës së protestuesve opozitarë. I pyetur nga TCH nëse do t’i takonte protestuesit dhe kryedemokratin Basha në tendën e ngritur para Kryeministrisë, Fleckenstein tha se me kreun e opozitës preferon të bisedojë në selinë e demokratëve. “Pata një takim të mirë me kryeministrin Edi Rama. Jam optimist ende, por do të takoj edhe zotin Meta dhe zotin Basha”, tha Fleckenstein.

Do të shkoni ta takoni zotin Basha tek çadra e protestës?

“Jo, jo. Unë nuk shkoj në asnjë protestë. Jam thjesht i ftuar këtu”, u përgjigj eurodeputeti. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: Fleckensteintakimet
Pas

Angelina Jolie me fëmijët gatuan dhe ha merimanga të zeza në Kamboxhia (VIDEO)

Para

Gazetarja- Gaz Pajës: Ne jemi ato që të ngrejmë emrin lart Gaz! Nëse nuk di të flasësh përtej skenës, mos e bëj!

Para
Gazetarja- Gaz Pajës: Ne jemi ato që të ngrejmë emrin lart Gaz! Nëse nuk di të flasësh përtej skenës, mos e bëj!

Gazetarja- Gaz Pajës: Ne jemi ato që të ngrejmë emrin lart Gaz! Nëse nuk di të flasësh përtej skenës, mos e bëj!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasja te “Farie Hoti”/ KAS vendos të ndalojë Asllan Dogjanin nga ambienti i rinumërimit, kërkon ndërhyrjen e policisë për largimin e tij

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH-së, vetëm 2 nga 13 kandidatë me dokumentacion të plotë

Izraeli godet sërish në centralet bërthamore iraniane, bllokon rrugët e hyrjes në impiantin Fordow

Ndërhyrje nga ajri dhe toka, vijon aktive vatra e zjarrit në kodrat e Pilurit

Prezantohet portali e-Legjislacioni, Spiropali: Modernizon procesin legjislativ, rrisim transparencën

Dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i katërt në Gjirin e Lalëzit, vlerësim periodik i procesit

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet kundër mjeteve që shqetësojnë qetësinë publike

Universiteti i Teheranit goditet nga sulmet ajrore izraelite

Irani bën bilancin: Rreth 500 të vdekur dhe 3000 të plagosur nga sulmet izraelite!

Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.