Presidenti serb Tomisllav Nikoliç tërhiqet nga gara presidenciale, pasi mbështet kandidaturën e kryeministrit aktual Aleksandar Vuçiç.
“Ne kemi rënë dakord që të vazhdojnë së bashku të drejtuar sëbashku vendin. Për funksionet do të jetë pas fitores në zgjedhje. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të rritur Serbinë. Alexander do të jetë një kandidat për president”, ka thënë Nikoliq për gazetën serbe Kurir.
Takimi u mbajt pasi mediat lokale njoftuan javën e kaluar se Nikoliq ka vendosur të garojë edhe për një mandat, pavarësisht se partia e tij ka votuar për ta emëruar Vuçiqin si kandidat për zgjedhjet presidenciale. Por Nikoliç mesa duket ka rënë dakort me Vuçiçin, dhe ka vendosur të tërhiqet.
Aleksandar Vuçiç është nominuar për si kandidat për president nga Partia Progresive Populiste më 17 janar të këtij muaji. (D.D/Shuplaka)