Donald Lu dhe Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin po takohen me presidentin Nishani në Presidencë.
Mësohet se në fokus të takimit është Reforma në Drejtësi dhe bllokimi i saj pas vendimit të opozitës për tu tërhequr nga jeta parlamentare dhe për të vazhduar me protestën, tashmë prej 4-ditësh.
Takimi ka zgjatur për rreth 40 minuta.
Dy ambasadorët janë angazhuar prej kohësh për Reformën në Drejtësi dhe mbarëvajtjen e saj.
(M.D/ Shuplaka)