16:48 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Shpallet në kërkim i dyshuari i tetë për grabitjet në Rinas, i arratisur nga burgu grek

17:58 | 21/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpallet në kërkim i dyshuari i tetë për grabitjet në Rinas, i arratisur nga burgu grek

Shpallet në kërkim Klement Çala, grabitësi i fundit, i shpallur në kërkim nga policia për grabitjen e 3.2 milionë eurove në afërsi të Rinasit.

29-vjeçari nuk është një emër i panjohur për Prokurorinë dhe Policinë, pasi ai akuzohet për të tjera vepra penale, përfshirë edhe vrasje.

I riu nga Elbasani është emri i tetë i zbuluar për dy grabitjet e transfertave bankare të bankave të nivelit të dytë në të njëjtin aks rrugor, Qafa e Kasharit – Rinas. Deri më tani janë arrestuar 6 persona të dyshuar si autorë apo bashgkëpunëtorë për grabitjen. Ata janë: Admir Çerpja, Ditjon Memlika, Fatjon Xhyliu, Ernest Kupa, Neim Avdulaj dhe Dash Kupa.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur Admir Murataj (Nikaj) dhe Klement Çela, të cilin e përmendëm më lart. Të dy këta, janë të arratisur nga burgu i Trikallasë të premten e 22 marsit të 2013-ës.

Akuzat që rëndojnë mbi Çalën:

– “Vrasje  me dashje e kryer ndaj  punonjesit te policise”, mbetur në tentativë ndaj gardianit të burgut Karras Konstatinos.

– “Vrasje  me dashje e kryer ndaj  punonjesit te policise”, mbetur në tentativë ndaj gardianit të burgut Dhimitros Michail.

– “ Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

– “Krijimi i Grupit të strukturuar Kriminal”

– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar Kriminal”.

Në dhjetor të 2016-ës, Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar për gjykim çështjen e Klement Çala-ës.

Ngjarja sipas prokurorisë për arratisjen nga burgu I Trikallas në Greqi, në 2013-ën:

Më datë 22.03.2013, persona të panjohur që kishin hipur në një makine tip VAN, i janë afruar territorit rrethues të burgut dhe, pasi janë diktuar nga policët e sherbimit të burgut, kanë dalë nga automjeti, duke mbajtur armë dhe bomba dore dhe me perdorimin e tyre kanë qelluar kundër policeve dhe gardianeve të jashtem të burgut. Përleshja e armatosur ka zgjatur për rreth 30 minuta. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, disa të burgosur të pavjonit C2 të burgut,  kryesisht me origjinë shqiptare midis të cilëve dhe shtetasi nën hetim Klement Çala,  të cilët me parë kishin prerë kangjellat e dritares, kanë dalë në territorin e brendeshem të burgut, janë ngjitur në tarracë duke përdorur shkallë të sajuara dhe të përshtatura dhe kanë dale nga burgu duke kapërcyer edhe rrethimin e jashtëm. Ka rezultuar se disa nga të burgosurit e arratisur janë larguar drejt godinave dhe të tjerë janë larguar pasi kanë hipur në automjetin e tipit VAN. Automjeti me të cilin ata janë larguar, është gjetur më pas i djegur në një zonë bujqësore dhe ka qezultuar se ishte denoncuar i vjedhur ne dt. 19.03.2013. Në ngjarje kanë mbetur të plagosur dy prej gardianeve të burgut dhe një prej të burgosurve shqiptare, shtetasi E. Sinani i cili me pas ka gjetur vdekjen ne dt. 02.07.2013, si rrezultat i plageve me arme zjarri. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: grabitjetklement Balilipoliciprokuroririnas
Pas

Aurela Basha mbështet bashkëshortin dhe demokratët, nga çadra mesazh: S’jemi qytetarë të dorës së tretë, duam standarde

Para

Gjosha pret Fleckenstein: Vettingu thelbësor për integrimin

Para
Gjosha pret Fleckenstein: Vettingu thelbësor për integrimin

Gjosha pret Fleckenstein: Vettingu thelbësor për integrimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Natë e zezë në Teheran, media shtetërore: Mbi 70 të vrarë nga bombardimet izraelite

Të hënën seancë plenare në Kuvend, ja për çfarë do të diskutojnë deputetët

‘Trafiku më shpëtoi’, studentja i shpëton fluturimit fatal të Air India vetëm për 10 minuta

Sulmi izraelit ndaj Iranit/ Reagojnë liderët ndërkombëtarë

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

Zjarr në një zonë me shkurre në Berat, flakët vihen nën kontroll

Nuk mbijetojnë 2 të miturit që shqiptari nxori nga lumi, prindërit dhurojnë organet

Netanyahu telefonatë me Trump dhe Putin, Irani zbulon numrin e viktimave nga sulmi

Gjeneralët më të rëndësishëm të Iranit, cilët janë 3 “kokat” e ushtrisë së Teheranit që u vranë nga sulmet e Izraelit

Macron komenton mbi sulmet izraelite ndaj Iranit: Palët të ushtrojnë përmbajtje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.