Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” tha publikisht se kreu I LSI-së Ilir Meta, mund t’i bashkohet opozitës për krijimin e një qeverie teknike.
“Absolutisht nuk ishte një ftesë, ishte një ftesë për qeveri teknike. Ju them unë çfarë është qeveria teknike. Krijohet nga teknicienë, e cila formohet nga politikanët. Nëse dëshiron Ilir Meta të bashkohet është i mirëpritur.”, tha Berisha.
Ndër të tjera, Berisha tha se në Shqipëri ka dy pushtete, për këtë arsye ai kërkon krijimin e një qeverie teknike.
“Kam deklaruar se vendi sot ka dy pushtete, unë jam njeriu që ka poërjetuar dy pushtete dhe unë e ndjej atë. Në datën 10 dhjetor, u krijuan dy pushtete në Tiranë, tek kështjella e Qytetit Studenti ishte njëra. Më 20 shkurt, njëri sërish në Qytet Studenti dhe tjetri në Komitetin qendror të Partisë.
Janë dy pushtete të cilët qëndrojnë karshi njëri-tjetrit. Nuk gënjeva kur thashë që 10o mijë qytetarë ishin të gatshëm që ta fshijnë atë nga karta (Edi Ramën), por nuk ishte ai projekti.”, tha Berisha.
Ish-kryeministri edhe njëherë e cilësoi protestën e nisur më 18 shkurt si një revolucion, dhe sqaroi arsyet se përse e cilëson sit ë tillë.
“Pse them unë revolucion? Është përmbysja e një sistemi. Janë paqësore por edhe me dhunë. Baza për të bërë revolucion është ndryshimi i sistemit. Por qeveria sot është shndërruar në një organizatë kriminale. Ka vërtetuar se po bën sundimin e bazës.
Unë i them shqiptarëve se është instaluar bandidokracia, tani cili mund të ma hedhi poshtë jam gati t’i sjell 1000 argumenta. Kryeministri i Shqipërisë është i lidhur me 1000 fije kriminale.”, tha Berisha. (D.D/Shuplaka)