Ish kreu demokrat Sali Berisha, i pyetur për protestën e opozitës dhe mënyrën se si po zhvillohet ajo tha se është dakort që protesta me këngë dhe valle nuk mund ta rrëzojë një qeveri por kjo është thjesht një fazë e revolucionit.
“Po, është e vërtetë, një qeveri nuk ikën me këngë dhe valle por ka fazat e veta cdo gjë. Revolucioni ka fazat e veta”, tha Berisha.
Ai po ashtu tha se është një mënyrë kjo e zgjedhur prej të pranishmëve. “Po fermentohet dhe po gatuhet shpresa ashtu si lëvizja e vitit 1991” u shpreh Berisha.
Ditët e qëndrimit në çadër kjo mënyrë e protestës së opozitës është shigjetur nga mediat por edhe politika e majtë si papjekuri politike. Qëndrimi i opozitës në cadër vazhdon edhe gjatë natës, e ndarë në turne dhe atmosfera ka qenë një nga pikat më të kritikuara. (M.D/ Shuplaka)