Protesta e opozitës vijon në ditën e saj të pestë. Edhe sot nuk ka munguar prezenca në këtë takim e Lulzim Bashës. Në fjalën e tij ai i është referuar rastit të naftëtarëve, dhe sesi paratë e fituara nga ky sector shkojnë në xhepat e politikanëve.
Ai iu ka bërë thirrje dhe punonjësve të naftës që t’i bashkohen protestës së opozitës, pasi çdo e keqe do të marrë fund nga mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
‘’Po luftojmë sot për zgjedhje të lira e të ndershme, jo për mua, jo për Lulzim Bashën po për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Ashtu si nuk ka vend në këtë tendë për politikanë të korruptuar në këtë tendë, ashtu nuk do të ketë edhe nesër në qeverisje.
Kjo është beteja, kjo është kauza. Ky është edhe premtimi për sektorin e naftës. Paratë e naftëtarëve nuk do të shkojnë në xhepat e drejtorave, zyrtarëve, ministrave apo kryeministrit. Ato para do të shkojnë për ndritjen e rrogave dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Iu bëj thirrje naftëtarëve që ti bashkohen kësaj proteste. Kjo lëvizje do të përfundojë vetëm me përmbysjen e kësaj kaste njëherë e përgjithmonë’’, ka deklaruar Basha. (E.K/SHUPLAKA)