20:30 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Veliaj: I shtohen 17 mjete linjës “Materniteti i Ri – ish Fusha e Aviacionit”

12:04 | 22/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj: I shtohen 17 mjete linjës “Materniteti i Ri – ish Fusha e Aviacionit”

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ishte i pranishëm gjatë ditës së sotme në Njësisë Administrative Nr.7. Ai u takua me banorët e kësaj zone ku u shpreh se Bashkia e Tiranës ka mbajtur premtimin duke plotësuar një kërkesë të hershme të tyre. Sipas tij bashkia u ka vënë në funksion një linjë të posaçme autobusësh urbanë, e cila do të jetë zgjatim i linjës ekzistuese Materniteti i Ri-Qendër.

Itinerari i ri i linjës që kalon përmes Rrugës së Kavajës dhe “21 Dhjetorit” u inspektua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili vlerësoi se me shtimin e automjeteve dhe kontrollit të vazhdueshëm, transporti urban në Tiranë ofron shërbim më të mirë. Veliaj tha se linja ekzistuese ka pësuar rritje në flotën e automjeteve, duke rritur frekuencën e mbërritjes në stacione.

“Mbajmë një premtim që e kishim bërë për banorët e njësisë 2 dhe 7. Këtu jemi në fund të ish Fushës së Aviacionit, i cili mund të kishte që para rënies së komunizmit që s’kishte parë autobusë. Është risi, kemi sjellë një linjë të re, e cila nga 11 autobusë i ka çuar në 17 mjete, për t’u siguruar që nga periferia afër Depos së Ujit në zonën e “Mihal Gramenos” e Maternitetit të Ri, deri këtu në zonën e ish Fushës së Aviacionit, duke kaluar kryq e tërthor Tiranës, përmes “21 Dhjetorit” dhe Inxhinierisë së Ndërtimit, u shërbejnë mijëra banorëve vetëm me një biletë. Më parë qytetarët duhet të ndërronin dy linja dhe paguanin dy bileta për të njëjtën distancë. Linja është e re dhe do të ketë një frekuencë çdo 10 minuta”, u shpreh kryebashkiaku, duke bërë të ditur se edhe këto automjete do të jenë të pajisura me sistemin GPS.

Veliaj shtoi se për të krijuar infrastrukturën e duhur që kjo linjë të funksionojë lirisht dhe pa vonesa do të bëhen edhe disa ndërhyrje të nevojshme në zgjerimin e rrugëve dhe heqjen e pengesave në pikat ku ka vështirësi.

“Kemi njësuar abonenë, autobusët janë më të vegjël, duke pasur parasysh që është një zonë e mbindërtuar, me rrugica të ngushta. Kjo është edhe arsyeja pse do të bëjmë disa ndërhyrje, prishje të ndërtimeve pa leje dhe ndalime të parkimit në rrugë ku kalon autobusi. Bizneset e lavazhit apo gomisterive që dalin përtej territorit të tyre, duke rregulluar apo larë makina në rrugë, duhet të na mirëkuptojnë se në fakt rruga është hapësirë publike”, tha Veliaj.

Linjat “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” dhe “Qendër – Mihal Grameno -Qendër” që është linjë ekzistente, në segmentin Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit merr zgjatim përtej qendrës, në drejtim të Rrugës së Kavajës dhe në zonën e ish Fushës së Aviacionit. Linjat do të funksionojnë në mënyrë lineare me alternim orari, si dhe ka 17 mjete në inventar, nga 11 që ishin para fillimit të riorganizimit. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

Etiketa: autobusatVeliaj
Pas

Almeda Abazi publikon pamje të rralla nga dasma e saj, thjesht mahnitëse (VIDEO)

Para

Serenata e Bashës poshtë dritares së Metës, Rama i përgjon fshehurazi (FOTO)

Para
Serenata e Bashës poshtë dritares së Metës, Rama i përgjon fshehurazi (FOTO)

Serenata e Bashës poshtë dritares së Metës, Rama i përgjon fshehurazi (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.