Nga Gentian Kaprata
Ne shqiptaret e kemi mendjen e mbyllur. Tabute, fatkeqesisht edhe ato te krijuara ne kohera te tjera, jane te paprekshme ne mendjet tona te kalcifikuara.
Kjo verehet kudo ne aktivitetet tona individuale. Por edhe ato shoqerore. Vecanerisht ne keto te fundit.
Tabuja per te cilen po shkruaj sot, eshte tabuja bolshevike se protesta u dashka te jete e dhimbshme per protestuesit. Dhe se protestuesit qenkan antaret qe vetsakrifikohen per shoqerine (modeli I partizanit apo heroit te punes socialiste)!
Pra ata duhet te jene me rroba te grisura, te paushqyer, te trishtuar e te inatosur, bile me nje urrejtje vdekjeprurese ndaj atyre kunder te cileve protesta e tyre eshte drejtuar.
Medemek, protesta kerkoka te ngacmoj dy ndjenja: (I) gjynafllikun; dhe (ii) friken. Per protestuesit shoqeria (pjesa jashte protestes) dhe ata qe ju drejtohet protesta, duhet te kene ose gjyhnah (se qenkan te paushqyer, te paveshur); ose frike (se ulerasin e cirren, apo mbajne hunj ne duar)!!!
Kete tabu kane ne mendje njerezit qe po kritikojne deri ne anatemim protesten e ketyre diteve perball Kryeministrise!
Mirepo, protesta e ketyre diteve nuk ka lidhje fare me synimin per te ngacmuar e provokuar keto dy ndjenja instiktive njerezore! Protesta e ketyre diteve eshte e koheve ku jetojme.
Ajo ka nuk ka lutje e as kerkesa ndaj autoriteteve te “EPERME”! Ne shesh u mblodhen disa qinda mijera njerez dhe vendosen se ‘me kete qeveri nuk mund te kete zgjedhje’ dhe kete vendim e shpallen publikisht. Kaq e thjeshte.
Protestuesit mendojne se jane shumice ne kete vendimarrje. Prandaj jane akoma ne shesh, qe te vertetojne se shumica e tyre (ne numer dhe kohezgjatje) ka te drejten e ‘vendimarrjes se shumices’. Pra vendimarja te implementohet.
Prandaj protestuesit jane te lumtur: kercejne e kendojne. Por edhe ushqehen! Sepse ata nuk jane aty per vetsakrifikim!
Vet protesta nenkupton se koha e vuajtjeve qe vijne nga nje qeverisje fashiste, si kjo kunder te ciles po protestohet, ka mbaruar.
Tashme eshte koha e festes. E festes se demokracise se drejtperdrejt. Festa e fjales se lire. Festa e mendimit te lire.