09:35 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfehet shoku i kapiten Feti Voglit: Si u vra pabesisht nga talebani i infiltruar

15:25 | 22/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Rrëfehet shoku i kapiten Feti Voglit: Si u vra pabesisht nga talebani i infiltruar

Kapiten Feti Vogli humbi jetën gjatë misionit të NATO-s në Afganistan 5 vite më parë.  Në datën 20 shkurt të vitit 2012, një grup me efektivë shqiptarë u godit pabesisht nga një efektiv taleban i infiltruar mes trupave afgane duke qëlluar me armë nga ku mbeti i vrarë kapiten Feti Vogli. Major Ernest Marjakaj, efektiv i Batalionit të Forcave Speciale ka rrëfyer në emisionin e mëngjesit në TVSH ngjarjen sesi ka ndodhur vdekja e Feti Voglit.

“Kapiten Feti Voglin e kam njohur që në vitin 1999 në ‘Akademinë Ushtarake Skënderbeu’. Kemi qenë bashkë në një kurs deri në përfundim të shkollës. Kemi mbaruar në të njëjtin drejtim, artileri tokësore. Që nga ajo periudhë Fetiu binte në sy, ishte mjaft i shkathët, i etur për të mësuar, shumë i komunikueshëm, jashtëzakonisht  dashur dhe me marrëdhënie mjaft të mira me pedagogët. Më pas ne u ndamë deri në vitin 2004 ku u ribashkuam në kursin bazë të forcave speciale. Që nga ajo periudhë deri në fund kemi shërbyer në të njëjtin repart, tek batalioni i Forcave Speciale për 8 vjet me radhë”,shprehet ai.

Më tej ai tregon se vrasësi i kapiten Voglit, udhëtoi bashkë me grupin shqiptar në një fshat të Kandaharit dhe më pas hapi zjarr pabesisht drejt tyre.

“Grupi i Fetiut ka qenë grupi i parë. Ka qenë i vendosur tek Drejtoria e Policisë afgane në një qytet që quhet Spin Boldak, rajoni i Kandaharit. Me marrjen e urdhrit efektivi ka lëvizur përgjatë autostradës 4 siç quhet autostrada që lidh Kandaharin me Pakistanin. Janë ndalur në një nga pikat e kontrollit pasi aty ka shumë pika kontrolli gjatë gjithë rrugë-kalimit. Kanë marrë me vete një automjet me policë afganë dhe janë drejtuar drejt fshatit ku do të realizohej detyra. Detyra ka qenë takim me banorët e fshatit, diskutim për projektet që bëheshin në zonë dhe diskutohej gjithashtu për mundësinë e hapjes së shkollës fillore, pasi gjendja e arsimit në ato zona është inekzistente. Në fshatin afgan, një pjesë e efektivit futet brenda objektit ku do bëhej takimi me kryepleqtë dhe banorët dhe një pjesë qëndron pranë automjeteve për të bërë sigurimin. Gjatë realizimit të takimit për hapjen e shkollës, një nga policët e infiltruar nga forcat talebane qëllon drejt efektivëve tanë, ku ra në krye të detyrës kapiten Feti Vogli dhe plagoset rëndë tetar Aleksandër Peci. Është e pamundur të shmangësh sulme të tilla sepse efektivin e ke marrë me vete dhe supozohet që jeni nga e njëjta anë, për të njëjtin qëllim. Pas ngjarjes ata janë dorëzuar dhe u janë dorëzuar forcave afgane të sigurisë”, u shpreh miku i kapiten Voglit.

Marjakaj shtoi se Feti Vogli arriti sukses vetëm duke u bazuar plotësisht në forcat e veta, dhe duke u bërë kështu shembull për shumë njerëz. (J.V/Shuplaka)

 

https://www.youtube.com/watch?v=VopCUoaiark

 

Etiketa: feti voglishoku
Pas

Në flakë dy banesa në Elbasan, policia nxjerr forcërisht banorët

Para

Meta mbledh Kryesinë e LSI sot pasdite, takimi urgjent në 19:00

Para
Meta mbledh Kryesinë e LSI sot pasdite, takimi urgjent në 19:00

Meta mbledh Kryesinë e LSI sot pasdite, takimi urgjent në 19:00

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit bllokojnë urën në hyrje të fshatit, policia pengohet të mbërrijë në zonë

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

Gjermania me numër rekord banorësh! Shkak jo lindjet, por emigrimi

Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Mat/Gjendet i pajetë një 23-vjeçar pranë liqenit të Shkopetit(EMRI)

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

Zjarr në një kanal në fshatin Arapaj, Roskovec.Digjen kallama dhe ferra

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.