18:56 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Darka me Ramën, Meta: Folëm për drejtësinë, me opozitën s’ka negociata pa u zbatuar Vettingu!

17:37 | 22/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta: Vendimi i Francës i mirëpritur, por i paplotë. Ramush Haradinaj të çlirohet nga të gjitha akuzat e Serbisë

Ilir Meta Kreu i Kuvendit dhe i LSI-së Ilir Meta, foli sot për darkën e mbrëmshme me kryeministrin Edi Rama dhe për negociatat me opozitën.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se nuk dëshironte të hynte në detaje por pranoi se kanë folur mbi drejtësinë dhe Vettingun.

“Nuk dua të hyj në çështje konkrete dhe në çështje specifike. Rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese, ligjore dhe transparente dhe kjo çështje e domosdoshme dhe së dyti rëndësinë e dialogut për të garantuar standardet më të larta evropiane të zgjedhjeve më 18 qershor dhe kjo kërkon klimë dialogu dhe bashkëpunimi.”, tha Meta.

PYETJE-PËRGJIGJET ME GAZETARËT:

Si do zhvillohet ky dialog se opozita është jashtë parlamentit?

Meta: Patjetër që dialogu me opozitën është kyç për integrimin europian. Parlamenti në radhë të parë është i opozitës, maxhoranca ka dhe qeverinë, kështu që opozita parlamenti ka dhe është gjithnjë e mikpritur që të çojë përpara kërkesat e saj.

Do ta prisni që të vijë apo do ketë negociata që ajo të rikthehet në Parlament?

Meta: Ju e dini që Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim, të bëjmë të gjitha përpjekjet që besimi dhe klima për zgjedhjet të përmirësohet.Tani jemi në moment mjaft të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi.

Jeni në negociata për t’i rikthyer në parlament?

Meta: Negociatat nuk hapen pa u realizuar vettingu dhe zgjedhjet e standardeve. Ato nuk hapen pa u zbatuar në mënyrë korrekte ligji i Vettingut dhe pa u realizuar zgjedhjet e lira 18 qershorit. Hajt të bashkojmë forcat për të ecur në këto dy drejtime.

Komisionet e Vettingut…

Kuvendi do të zhvillojë në mënyrën më transparente të gjitha procedurat që i takojnë.

Mbledhja e kryesisë vjen edhe si pasojë e takimit të mbrëmshëm me Z.Rama?

Mbledhja e sotme ka qenë e planifikuar më parë në vijim të angazhimit të vazhdueshëm.

Do ketë një vendimarrje në këtë mbledhje për koalicionit apo darka e djeshme e ka zyrtarizuar tashmë që ju do vazhdoni sëbashku?

Meta: Unë mendoj që të gjithë duhet të punojmë që 18 qershori t’i japi Shqipërisë notën më të mirë për zgjedhjet dhe t’u japë një impuls mjaft të rëndësishëm gjithë reformave integruese të vendit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi ramailir metanegociataVettingu
Pas

Deklarata e fortë e Fatos Lubonjës: Duhet të jemi dyshues ndaj ndërkombëtarëve!

Para

Rama mbledh drejtues të PS-së nga i gjithë vendi

Para
Rama mbledh drejtues të PS-së nga i gjithë vendi

Rama mbledh drejtues të PS-së nga i gjithë vendi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

Ursula von der Leyen reagon ndaj krizës në Lindjen e Mesme, thërret Komisionin Evropian në mbledhje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.