Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtues të PS nga i gjithë vendi.
Ai ka mbledhur drejtues të Partisë Socialiste dhe sekretarë nga e gjithë Shqipëria.
Në mbledhja janë thirrur edhe drejtuesit e qarqeve.
Mësohet se kjo mbledhje ka ardhur si pasojë e protestës së opozitës dhe zhvillimeve politike të kohëve të fundit.
Mbledhja mësohet se po zhvillohet në ambjentet e selisë së Partisë Socialiste. Ndërkohë mbrëmë kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta kanë konsumuar një darkë ku mendohet të jetë folur për fatin e koalicionit dhe kërkesat e opozitës e cila ka dalë në shesh.
Ajo kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme por të organizuara këto nga një qeveri teknike.
Kohët e fundit debati politik është bërë më i fortë se kurrë teksa përplasja në koalicionin e PS me LSI ka qenë e dukshme dhe u bë më e qartë pas deklaratave të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.
(M.D/ Shuplaka)