03:43 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Të reja nga Zharrëza, marrëveshje për ndërprerjen e grevës (VENDIMET)

19:31 | 22/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grevistët në Zharrëz, LSI: Urgjente! Të ngrihet komision qeveritar

Ministria e energjisë dhe e Industrisë zbulon detajet e takimit të një dite më parë në Patos mes zv.ministrit Ilir Bejtja, prefektit Bushaj, kryebashkiakes Balilaj, deputetes Antoneta Dhima dhe përfaqësuesve të komunitetit dhe protestuesve të Zharrëzës.

Gjatë këtij takimi u diskutuan problemet e krijuara tek banorës, pas lëkundjeve të muajit nëntor dhe dhjetor të 2016-ës, të shkaktuara nga aktiviteti i kompanisë “Bankers Petroleum”.

Mësohet se përfaqësuesit e protestuesve në Zharrëz, kanë rënë dakort që të ndërpritet greva e urisë.

Mes ministrisë dhe protestuesve ka nisur një frymë e re bashkëpunimi, ku dy palët ranë dakort për përmbyshjen e 9 pikave.

VENDIMET:

1.Është bërë tashmë nga MEI ndalimi i injektimit të ujit teknologjik në gëlqeror në zonën e Zharrëzës, në tre puse që nga data 26.12.2016. Nga kjo kohë u konstatua edhe nga përfaqësuesit e komunitetit se nuk ka pasur më lëkundje në zonë. Nga ana e banorëve u kërkua që të ndalohet në mënyre permanente injektimi i ujit në gelqërorë në këtë zone, ashtu siç edhe theksohet në urdhërin e Kryeministrit.

2.Është në finalizim blerja nga ana e Albpetrol e 3 sizmografëve dhe 6 akseleromarrësve që do të shërbejnë për matjen e saktë dhe monitorim të lëkundjeve në zonë në të ardhmen. Ka filluar puna për ndërtimin e bazamenteve për instalimin e tyre dhe ky proces ka nisur që nga dt. 27.01.2017.

3.Instituti i Gjeoshkencës ka propozuar një listë me ekspertë të huaj të pavarur midis disa institutive të specializuara për këtë qëllim në rajon dhe botë. Është dakordësuar me Bankers Petrolium për tu ulur e caktuar bashkarisht, në përputhje me detyrimet ligjore ekspertin e pavarur për vlerësimin e të dhënave sizmike të deritanishme dhe nxjerrjen e konkluzioneve finale për identifikimin e shkakut të lëkundjeve.

4.Që prej vitit 2014 por edhe tanimë në mënyrë më intensive që prej 22.12.2016, Albpetrol po monitoron dhe kontrollon të gjithë hapësirën e fushës së naftës e gazit të Patoz-Marinzës dhe në veçanti injektimin e ujit në nëntokë.

5.Është bërë vlerësimi nga ana e SHGJSH (Shërbimit Gjeologjik Shqiptar) lidhur me qëndrueshmërinë e tokës për sigurinë e ndërtesave në zonën e Zharrëzës. Është arritur në konkluzion shkencor se nuk ka rrezik të shkatërrimit të strukturës së tokës në sipërfaqe dhe shtëpitë mund të vazhdojnë të ndërtohen në të njëjtin vend ku janë sot.

6.Bashkia në bashkëpunim me Drejtorinë e Emergjencave Civile ka bërë një vlerësim paraprak të gjendjes së dëmeve të shkaktuara dhe janë verifikuar dëme në 508 shtëpi. 70 prej tyre janë konsideruar për ndërhyrje të menjëhershme për sistemim të banorëve përkohësisht, riparim të dëmtimeve dhe ndërtim të banesave të reja kur ato janë të pabanueshme.

7.Bashkia është në përfundim të një vlerësimi përfundimtar për këtë gjendje dëmesh dhe do ta dërgojë menjëherë pranë Prefektit të Fierit e më tutje, të ndjekë rrugët ligjore me procedurë të përshpejtuar për ndërhyrjen dhe sistemimet e mësipërme. Një pjesë e familjeve, 7 prej tyre jane sistemuar tashmë në mënyrë të përkohshme nga Bashkia.

8.U dakordësua që të merren masa për përmirësimin e mjedisit dhe të operimit në fushat e naftës brenda standarteve mjedisore duke mos shkaktuar ndotje si në sipërfaqet bujqësore ashtu edhe në ujërat e pijshëm nëntokësore.

9.Autoritetet e pranishme ju kërkuan përfaqësuesve të komunitetit të Zharrëzës të ndërpritet greva dhe të bashkëpunohet për zbatimin e planit të masave të urdhëruara nga Kryeministri dhe masave të tjera të rënë dakord në këtë takim. Përfaqësuesit e komunitetit ranë dakord për angazhimin e tyre për ndërprerjen e grevës. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: grevaministria e energjise dhe industrisevendimeVendimetzharrez
Pas

Ilir Meta para mbledhjes: Kam një shqetësim për protestën e opozitës

Para

Palermo gati të vishet kuqezi

Para
Palermo gati  të vishet kuqezi

Palermo gati të vishet kuqezi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.