Kreu i FRD, Bamir Topi, ka reaguar pas akuzave të bëra ndaj tij nga ish-kryeministri Sali Berisha në “Studion e Hapur”.
Ish-presidenti në një prononcim për gazetën “TemA”, i konsideron sulmet e Berishës si shpifje që kanë për qëllim nxitjen e trazirave në vend.
“Në të vërtetë po shikoja një ndeshje futbolli, një gjë shumë më e këndshme, se sa deklarimet e mbushura me të pavërteta dhe agresivitet, tipar kryesor i karakterit të tij primitiv. Ai është i gatshëm për luftë qoftë dhe me Amerikën, kur gjërat nuk i shkojnë në interesin personal. Shpifarak universal, i pakonfigurueshëm në sindromën për pushtet të përjetshëm dhe cilësitë patologjike për të qenë zot i jetës së shqiptarëve.Padyshim i pranishëm dhe aktiv në të gjitha ngjarjettraumatike tëtranzionit pa fund të Shqipërisë, Sali Berisha vazhdon të trazojëujrat e turbullta ku padyshim është“kampion noti”duke turbulluar situatën politike, institucionale dhe duke cenuar raportet me partnerët” tha ai.
Topi është ndalur tek akuzat e bëra mbrëmë nga Berisha për shkatërrimin e sistemit të drejtësisë për të cilat thotë se emërimet në drejtësi ai thjesht i ka propozuar pasi miratimi ka qenë në dorë të maxhorancës së asaj kohe.
“Kushtetuta ka parashikuar qartë se për të gjitha rastet që lidhen me emërtesat në institucionet e Drejtësisë, Presidenti vetëm propozon mbi njerëzit që plotësojnë detyrimet kushtetuese, ndërsa miratimin ose jo e ka pasur në dorë mazhoranca e Sali Berishës. Çfarë ka dashur e ka rrëzuar, çfarë ka dashur e ka pranuar. Rolin deçiziv për ligjet e drejtësisë dhe emërimin në mënyrë të qartë e ka Parlamenti dhe specifikishtmazhoranca e radhës. Për ti kujtuar së fundi Sali Berishës se Shqipëria nuk është Republikë Presidenciale por parlamentare, ndaj të marrë përgjegjësitë që i takojnë për krizën e sistemit dhe pasojat që ndihen sot.Formimi i tij totalitar, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe zullumet pa fund gjatë karrierës politike, e kanë bërë rrënuesin e vërtetë në sistemin e drejtësisë dhe të institucioneve demokratike në përgjithësi”, tha Bamir Topi.
Deklaratën e Berishës ku thotë që ka propozuar emrin e tij për të qenë në krye të shtetit, Topi e komenton se rekomandimi i ka ardhur nga grupi parlamentar dhe jo nga Berisha.
“Citoi në mënyrën më të pavërtetë se më nominoi për President për të kënaqur komunitetin tiranas që edhe ata të kishin një përfaqësues të lartë. Opinioni publik e ka në memorie që zyrtarisht në kundërshtim me frymën e grupit Parlamentar të PD-së, ai zgjodhi një njeri tjetër, duke thyer propozimin publik të tij për kandidimin tim. Ka qenë presion i grupit në një mase dërmuese dhe frika për humbjen e mazhorancës ato që e detyruan Sali Berishën të pranonte,” tha ish-presidenti Topi.
Lidhur me protestën e opozitës dhe propozimin për një qeveri teknike që mund të garantojë cilësinë e zgjedhjeve parlamentare, Topi shprehet se kjo është një çështje shumë më e thellë.
“Në princip askush nuk mund të frenojë vendimet e opozitës për të protestuar dhe për të dhënë opsionet politike dhe me aq sa kam parë, demonstrimi apo ngritja e çadrës është pranuar pa asnjë problem. Çështja që diskutojmë është shumë më e thellë, e cituar pafund nga FRD-ja dhe unë personalisht se dy aktorët kryesorë akuzojnë për vjedhje zgjedhjesh. E kemi parë në vitin 2009 kur Sali Berisha ishte në pushtet, e shohim sot në anën e kundërt kur janë në opozitë,” deklaroi ish-presidenti Topi.
(M.D/ Shuplaka)