Gazetari Flamur Vezaj ka komentuar mbi përjashtimin e disa juristëve të shquar nga organet e Vettingut, shumica prej të cilëve që kanë studiuar dhe punuar jashtë. Ai mendon se reforma në drejtësi po bëhet me njerëz të establishmentit.
“ Ambasadorit Lu, me anë të një mesazhi të shpërndarë në media kohë më parë, ftoj të gjithë shqiptarëve PATRIOT që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, të kandidojnë për institucionet e reja Kushtetuese, të njohur si “Vetingu”. Kësaj ftese, ju përgjigjen shumë persona, numri i të cilëve shkoi 192 aplikant si nga brenda ashtu edhe nga jashtë Shqipërisë. Për verifikimin e dokumenteve të këtyre kandidatëve, ishte ngarkuar me ligj Avokati i Popullit, të cilit i ka mbaruar mandati!!!! Por, ajo që bën të dyshoj në mënyrën e selektimit të këtyre kandidatëve janë disa faktor! Ajo që më çuditi, është fakti se në listën e personave që plotësojnë kriterët për tu zgjedhur për organet e “Vetingut” ishin PËRJASHTUAR disa juristë të shquar jashtë territorit shqiptar” thotë Vezaj.
Vezaj ka paraqitur një listë me 6 persona të drejtësisë që u përjashtuan për mosplotësim kriteresh por që janë njerëz me shumë eksperiencë dhe të pa konsumuar.
“Në mesin e atyre, emrave që Avokati i Popullit i s’kualifikoi me arsyetimin se nuk plotësojnë kriterët ishin edhe këta juristë (se kishte edhe tjerë):
- Genci Bilali, Avokat prej 15 vitesh në NYC dhe ka mbaruar Juridikun në Universitetin e Edinburgh!
- Rezarta Schuetz, Avokate prej 18 vitesh dhe ka mbaruar Juridikun në Universitetin Ëisconsin, me eksperiencë në OKB, OSBE etj etj
- Enton Dimni, me eksperienc 17 vjeçare në drejtësi me projekte të USAID-it dhe BE-së në fushën e ligjit.
- Klodian Rado, ish-gjyqtar në Shqipëri me Shkollën e Magjistraturës por që ka përfunduar studime edhe në Kolegjin Mbretëror të Londrës dhe me mastëer në Universitetin e York në Kanada.
- Roland Gjoni,16 vjet eksperienc si jurist mbaruar juridik në Universitetin e Columbia dhe me eksperienc në OKB, UN, USAID, EU, World Bank etj etj.
- Sokol Gjyriqi, Avokat në Milano dhe mbaruar studimet juridike në Itali etj…..” shkruan Vezaj.
“Në vend të këtyre dhe të tjerë si këta, ishin përzgjedhur juristë të ndryshëm, mes tyre edhe të respektuar! Por në mesin e listës prej 29 të përzgjedhurve nga Avokati i Popullit, nga një verifikim i vogël (google search) dolën që 6 prej tyre kishin probleme dhe nuk duhet të ishin zgjedhur. Veç atyre, në listën e të përzgjedhurve gjeta disa emra të ish/drejtuesve të institucioneve të sistemit të drejtësisë super të konsumuar, disa zyrtarë e të deleguar të partive në institucionet aktuale të drejtësisë, përmbarues, noter e ca jurist të tjerë me probleme me ligjin në të kaluarën!!! Ja pra, pse mendoi se kjo reformë mban erë të keqe! Që më shtyn të dyshoj se Avokati i Popullit, ka selektuar dhe renditur emra që ia kanë servirur. Se me njerëz të establishmentit nuk pastrohet sistemi i drejtësisë” ka përfunduar Vezaj. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post