Turqia ka ndryshuar rregullat në ushtri, dhe u lejon femrave oficere që ta mbajnë shaminë islamike edhe gjatë orarit të punës. Vendimi u bë publik gjatë ditës së sotme, kur një zyrtar turk nga Ministria e Mbrojtjes tha se ndryshimi në rregullore vlen për të gjitha gratë ushtarake dhe studentet në shkolla ushtarake, që duan të mbulojnë flokët edhe kur janë me uniformë.
I çuditshëm është fakti se Turqia zyrtarisht është laike, edhe pse është vend me shumicë myslimane dhe shamia lejohet edhe për stafin civil në selitë ushtarake, për rojen bregdetare dhe për forcën paramilitare policore.
Megjithatë për një periudhë shumë të gjatë, shamitë kanë qenë të ndaluara në shërbimet civile dhe në universitete në Turqi. Por në vitin 2012, ligji për ndalimin e veshjes myslimane në mjediset zyrtare dhe shkolla u ndalua. (D.D/Shuplaka)