Këngëtarja Elsa Lila prej kohësh nuk është shfaqur në një krijim të ri muzikor. Ajo jeton tashmë prej vitesh në Itali, e më konkretisht në Romë.
Ndërkohë që kohët e fundit është shfaqur në një spot të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me Shërbimin Konsullor.
‘’Përshëndetje të gjithëve nga Roma, si një artiste që jetoj prej vitesh në Itali edhe mua më është dashur të shkoj në shërbimet konsullore duke pritur në rradhë të gjata, po e gjithë kjo nuk do të ndodhë më përmes shërbimit Konsullor Online’’, ka thënë Elsa Lila.
Ndërkohë që nuk është hera e parë që e shohim këngëtaren të përfshirë në një spot politik, pasi edhe më parë ajo ka qenë e angazhuar në grevën e Partisë Socialiste në vitet 2009-2010. (E.K/SHUPLAKA)