Fitorja e Juventusit 0-2 ndaj skuadrës së Portos duket ta ketë lumturuar mjaft edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Ai e ka ndarë gëzimin edhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ku më pas ka patur mjaft kohë edhe për t’iu përgjigjur komenteve të tyre.
Dashuria e Ramës për juven është bërë e njohur edhe më parë ku kryeministri nuk i është ndarë një xhupi me stemën e skuadrës italiane.
Diku me një ”emotions” e diku tjetër me fjalë, ku padyshim ajo që nuk ka munguar ka qenë dhe politika. Madje ngatërresat e qëllimshme të tifozëve për Saliun e Silvio Berlusconin e kanë detyruar kryeministrin të japë sqarime të njëpasnjëshme.
Madje kryeministri iu është përgjigjur edhe ofendimeve personale ndaj tij. Kur njëri nga ndjekësit e ka quajtur ‘’o padhosh’’ kryeministri është ndalur ta sqarojë se fillimisht duhet ta shkruajë si duhet shqipen.
Duhet thënë se kryeministri Rama duket se situata politike në vend nuk ia ka ndikuar aspak sensin e humorit. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1199″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]