Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dushk të Lushnjës, ku ka humbur jetën 52-vjeçari Behar Shpata. 50-vjeçari ka humbur jetën pasi është prerë me frezën që punonte tokën.
Behar Shpata ka qenë duke punuar tokën e tij kur në një moment ka zbritur nga zetori për të pastruar frezën, e cila ishte bllokuar.
Ky moment ka qenë fatal për 52-vjeçarin pasi freza nuk ka qenë e stakuar por e ndezur, duke e tërhequr dhe duke plagosur rëndë. Edhe pse fermerët e tjerë i kanë shkuar menjëherë në ndihmë, ata nuk kanë mundur ta shpëtojnë. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupi të 52-vjeçarit nga zetori. (J.V/Shuplaka)