10:51 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kastriot Islami: Mandati i Ramës është mbyllur, s’e durojnë as të majtët e ndershëm, as “miqtë” ndërkombëtarë

15:03 | 23/02/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Largimi i Ramës është i sigurtë, vetëm çështje kohe…”

Deputeti i opozitës Kastriot Islami ndan mendimin se mandati i Edi Ramës si kryeministër është mbyllur. Dhe për këtë, ai nuk bazohet vetëm tek mendimi i opozitës, e cila e sheh këtë qeveri si më të korruptuarën, më të lidhurën me krimin dhe shkatërruese të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Sipas Islamit në shkrimin e tij për “Syri.net”, edhe socialistët e ndershëm kërkojnë dhe presin me padurim largimin e Ramës që shkatërroi partinë e tyre. Ai thekson se ka segmente socialistësh që janë shumë agresivë dhe radikalë me Ramën.

“Edhe socialistët e ndershëm, ndonëse mund të mos i bashkohen objektivave të opozitës, kërkojnë dhe presin me pa durim largimin me çdo kusht e mjet të drejtuesit të Rilindjes, Ramës që shkatërroi partinë e tyre dhe pasi i mashtroi duke i marrë votën i la në mes të katër rrugëve; madje ka segmente socialistësh që janë shumë agresive dhe radikale me Ramën dhe shpurën e tij sektare duke kërkuar deri edhe ndëshkimin e tyre.”, shprehet Kastriot Islami.

Më tej, ai shprehet se përveç të djathtëve e të majtëve të ndershëm, janë dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë “miqtë” e së majtës që kanë arritur në përfundimin se me gafat e tij kryeministri është jo vetëm i pambrojtur por duhet të largohet për të mos u kthyer në shkakun e vetëm e kryesor të trazirave sociale e të destabilitetit të vendit.

“Edhe partnerët, ndërkombëtarë, përfshi edhe “miqtë” e së majtës apo të Ramës personalisht kanë arritur në përfundimin se me gafat dhe marrëzitë e tij, sidomos ato të lidhura me kriminalizimin e qeverisjes dhe përfshirjen e tij direkt së bashku me ministrin e brendshëm në kultivimin e kanabisit dhe trafiqet e narkotikëve e veçanërisht përdorimin e tyre për të manipuluar zgjedhjet,  Rama është jo vetëm i pambrojtshëm por duhet larguar për të mos u kthyer në shkakun e vetëm e kryesor të trazirave sociale e të destabilitetit të vendit. Ka shumë prej tyre që si arsye për largimin e tij kanë politikën e një “nacionalizmi apo populizmi aguridh” për çështjet themelore që shqetësojnë rajonin dhe për të cilat Shqipëria gjithnjë është vlerësuar “konstruktive dhe në rezonancë me faktorët e rëndësishëm globalë”.  Dhe ajo që mbetet ndoshta nga më të rëndësishmet është ndërhyrja e tij e marrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA duke e stigmatizuar më negativisht se kushdo tjetër kandidatin Trump dhe shkuar aq larg sa ti kujtonte votuesve amerikanë se zgjedhja e tij do të shkaktonte prishjen e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Jo pa ndikim është edhe indikacioni i raportit konfidencial të OSBE për zotërimin nga Rama të një pasurie prej 200 milion euro të fshehur në llogari off shore. Madje të gjithë partnerët e rëndësishëm ndërkombëtare janë të shqetësuar nga përfundimi i një eksperti amerikan në gazetën The Hill se ‘për shkak të kanabisit Shqipëria është kthyer në hallkën më të dobët të NATO ku operacionet e aleancës së veriut mund të rrezikoheshin”., ndan mendimin Kastriot Islami.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramakastriot islamimandatprotesta
Pas

Rrëfimi tronditës i babait nga Kosova që vrau foshnjën e tij: Nuk e di pse e bëra

Para

“Si e mbështes protestën, e shtyj anijen, por pa hipur mbi të”

Para
Parashikimi i analistit Fatos Lubonja: Për 2017-ën shoh zhgënjim dhe kaos total

"Si e mbështes protestën, e shtyj anijen, por pa hipur mbi të"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ekspertët: Sulmet bërthamore ndaj Iranit nuk pritet të shkaktojnë katastrofën e Çernobilit

Abuzimet me tenderat në ARRSH, SPAK përfundon hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

Turqia rrit masat e sigurisë ajrore dhe dënon sulmet izraelite ndaj Iranit

Raketa Starship e SpaceX shpërthen gjatë testimit në Teksas (VIDEO)

Iran/ Zbulohet bazë dronësh e dyshuar për spiunazh, 18 persona në pranga

Librazhd /Arrestohet një shtetas për kultivim kanabisi në Spathar, procedohet edhe kryetari i fshatit

Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Tale, shërbim 24/7 për pushuesit

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

Rinumërimi vijon në Tiranë, kutitë e Kamzës me devijime minimale

Provimi i Gjuhës Shqipe hap sezonin e Minimaturës për mbi 28 mijë nxënës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.