Policia përdori sot gaz lotsjellës kundër studentëve në Paris, të cilët bllokuan 16 shkolla të mesme, në shenjë proteste ndaj përdhunimit të dyshuar të një afrikano-amerikani nga policia.
Kjo është protesta më e fundit që mbahet në Paris kundër përdhunimit të dyshuar dhe abuzimeve të tjera të policisë.
Viktima e sulmit fizik dhe seksual, i njohur publikisht si Theo, thuhet se është rrahur nga policia dhe përdhunuar me një shkop, pasi është ndaluar më 2 shkurt.
Si pasojë e polemikës së madhe që solli ngjarja, katër policë janë pezulluar ndërkohë që vazhdojnë hetimet për ngjarjen.
Policia parisiene ka thënë se protestat e sotme kanë qenë të paligjishme pasi nuk kanë pasur leje paraprake.
Sulmet raciale në Francë kanë qenë jo të pakta sidomos ndaj popullsisë me ngjyrë e cila përbën një pjesë të konsiderueshme të popoullsisë franceze. Policia franceze këto kohë është përfishë nga një valë e madhe abuzimesh brenda saj që kanë ngjallur pakënaqësi të mëdha në popull.
(M.D/ Shuplaka)