17:04 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Mbi 40% e nxënësve të klasave të pesta në Shqipëri njohuri të pakta në gjuhën shqipe dhe matematikë

17:07 | 23/02/2017
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbi 40% e nxënësve të klasave të pesta në Shqipëri njohuri të pakta në gjuhën shqipe dhe matematikë

Nxënësit shqiptarë sipas specialistëve të arsimit mësojnë më shumë përmendësh sesa zhvillojnë të menduarin kritik. 

Specialistët e arsimit e vënë në dukje këtë si një ndër problematikat e arsimit fillor në vend pasi kanë testuar njohuritë e nxënësve të klasave të pesta.  

Vlerësimi ka nxjerrë në pah se vetëm 7.4% e nxënësve kanë njohuri të nivelit në lëndët bazë. 

Nga rreth 34 mijë nxënës të klasave të pesta vetëm 2 mijë e 500 njohin shumë mirë gjuhën shqipe, matematikën dhe diturinë.

Testimi i Ministrisë së Arsimit, realizuar gjatë vitit shkollor 2015- 2016 në lëndët bazë, ka nxjerrë në pah se rreth 44% e nxënësve zotërojnë njohuri të nivelit të ulët, 49% të nivelit mesatar dhe vetëm 7.4% të nivelit të lartë.   Ndër faktorët kyç për një rezultat të tillë veç punës së mësuesve renditen edhe numri i madh i nxënësve në klasa dhe niveli social-ekonomik i tyre.

Në lënden e matematikës nxënësit hasin vështirësitë më të mëdha në shtrimin, zgjidhjen e problemave dhe gjeometri raporton ABC News.

Në gjuhë shqipe parapëlqejnë të zgjedhin përgjigjet e gatshme më shumë se sa ti modelojnë vetë ato. 

Përfundimet e vlerësimit të arritjeve vënë në dukje punën e pakët që zhvillojnë mësuesit në drejtim të aftësisë së të shkruarit.

 Rezultate më larta në testim kanë arritur vajzat. Nxënësit e shkollave të qytetit janë paraqitur me mirë se sa ato në fshat. Arritjet në shkollat private ndërkohë  janë më të larta se ato në shkollat publike.

Debati për analfabetizmin në shkollat dhe shoqërinë shqiptare ka qenë prezent prej kohësh në sferën e diskutimeve mbi arsimin.  (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: analfabetizmiArsimishkolla
Pas

Rama i përgjigjet opozitës për kushtet: Kësaj i thonë duam qiqrra në hell!

Para

Pandeli Majko e ka pritur keq gjestin e djalit: Marr përgjegjësinë përballë çdo socialisti

Para
Pandeli Majko e ka pritur keq gjestin e djalit: Marr përgjegjësinë përballë çdo socialisti

Pandeli Majko e ka pritur keq gjestin e djalit: Marr përgjegjësinë përballë çdo socialisti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Uji i pijshëm rikthehet në Vlorë, furnizimi në lagje kthehet në normalitet

Sekretari amerikan i Shtetit: Nëse Irani hakmerret, do të bëjë gabimin më të madh të mundshëm

Titulli që përfundoi në tragjedi/ 3 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur pasi tifozët bien nga tribuna

Grabiti me armë argjendarinë në Gjirokastër, 45-vjeçari ekstradohet nga Greqia pas katër vitesh

Rrezik bërthamor në Iran, pas shënjestrimit të Bushehrit nga Izraeli

SHBA godet Iranin/Çfarë avionësh dhe bombash u përdorën në sulm?

Ngushtica e Hormuzit drejt mbylljes, paralajmërim për tronditje ekonomike pas votimit në Iran

Zbulohen detaje nga SHBA për sulmin ndaj centraleve bërthamore iraniane

Mundësia e artë e Dinamos në Ligën e Konferencës për të rritur çmimin e sulmuesve

Pjeshka shtrenjtohet pas dëmeve nga ngricat e pranverës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.