Fotografia e djalit të deputetit socialist Pandeli Majko me dy gishtat lart, gjest ky që përdoret shumë nga demokratët, bëri shumë bujë gjatë ditës së sotme. Megjithatë pas ndjesës publike të deputetit, njerëz të medias dhe personalistet të tjera kanë shpërthyer në kritika.
Ish-Këshilltari i Fatos Nanos Ylli Dylgjeri i del në mbrojtje djalit të deputetit Gjergji Majko dhe e kritikon ashpër deputetin, i cili pas lajmeve që qarkulluan media u detyrua të kërkonte ndjesë publike.
“Djali i Majkos si Pandi në vitet 90′
I nderuar zoti Majko.
U njoha në shtyp me xhestin e djalit Tuaj qe me gishtat lart ka pozuar në një foto. Mu duk një xhest normal për të, dhe i tepert kërkimi i ndjeses nga Ju. Djali është i sinqertë dhe jo konjuktural ashtu sikurse Ju kohë pas kohe. Babai Juaj zoti Majko nuk kërkoj ndjesë për Ju kur dolët me studentët në vitet 90. Njëheresh xhesti i djalit është për tu përshëndetur. Gishtat lart nuk janë pronë dhe gjetje e PD -së, janë shumë më parë se Partia.
Respekte për djalin tuaj, me xhestin e e berë ka këkuar falje dhe për Ju.”, shkruan Dylgjeri.
Ndërkohë, lidhur me ndjesën publike të Pandeli Majkos ka reaguar edhe analisti Enton Abilekaj, i cili shkruan se ai ka dhënë një shembull të keq.
“Pandi Majko dhe ndjesa per Gjergjin
Pandi nuk eshte komunist, eshte Pishtar i Demokracise i dekoruar nga presidenti Berisha, eshte ai qe hoqi Marksin nga programi i FRESSH-it, eshte nder kryeministrat me proamerikane. Pandi eshte tradicional, u drejtohet tradicionaleve dhe konservatoreve dhe mundohet te jete simpatike per ta. Duke menduar ata, kerkoi ndjese per 2 gishtat lart te djalit te tij. Me sigurine qe Gjergji Majko eshte socialist, por dha nje shembull te keq, jo vetem per te rinjte, por per te gjithe ata qe besojne te liria e zgjedhjes, ose te pakten te liria e shprehjes.
Gjergji mund te jete rilindas apo socialist, por Pandi as duhet te krenohet as duhet te ndihet ne faj per kete. Ndryshe, c do presim nga ata qe votojnë familjarisht? Nga ata qe shesin voten ne emer te familjes a te fisit?
Ndoshta eshte nxituar, por eshte ne kohe qe t’u kerkoje ndjese shqiptareve per ndjesen qe u kerkoi gerxhove totalitariste.”, shkruan Abilekja.
Gjatë ditës së sotme, Pandeli Majko regoi në Facebook për foton e publikuar nga pedadogja e djalit të tij, Gjergji Majko.
“Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqinterpretime.
Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë çdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste. Sepse përgjegjësia në çdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mejdis humori dhe miresjelljeje.
Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt.”, shkruan deputeti.
Ndërkohë fotoja që shkaktoi aq shumë debate është fshirë nga rrjetet sociale, menjëherë pas reagimit të Pandeli Majkos. (D.D/Shuplaka)