Kreu demokrat Lulzim Basha ka folur për Opinion mbi zhvillimet nga cadra e opozitës duke thënë se qëndrimi i tij më i fundit për situatën politike është që SHBA-të duhet t’i heqin vizën kryeministrit Rama.
I pyetur se pse e mendon kështu ai tha se ai ka bërë shkelje flagrante pasi donte të bënte ilegalisht një fotografi me ish presidentin amerikan Obama.
“Qëndrimi im është: Ka ardhur koha që të shikohet heqja e vizës për Edi Ramën. Ai ka bërë kontribut të paligjshëm për të sigururar një foto. Edhe Saimir Tahirit i duhet hequr. Po të duash edhe Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit. Ta bën populli listën pa merak. Një kryeministër që është kapur në flagrancë është turp” tha ai.
Basha po ashtu ka thënë se PD është e gatshme të marrë në dorë fatet e vendit duke u shprehur se Partia Demokratike ka reflektuar nga gabimet e bëra kur ka qenë në pushtet.
“Ne kemi reflektuar thellësisht. PD tashmë është një parti e hapur. Momentalisht, e vetmja mundësi është një qeveri e vullnetit të mirë. Kam besim që me programin e PD qytetarët do të zgjedhin alternativën tonë. Shqiptarët të mund të zgjedhin dhe jo thjesht të votojnë. Kjo është kauza e cdo shqiptari të djathtë dhe të majtë. Nuk mund të jetë dështim, do të përmbyllet vetëm, më fitore. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë” u shpreh ai.
I pyetur për strategjinë e veprimit të PD për ta superuar këtë situatë ngërci parlamentar ai tha se nuk ka ndonjë strategji që nuk dihet, vetëm qeveri teknike tha ai e cila madje do të zbatojë edhe dekriminalizimin.
“Duhet një qeveri që të të ketë autoritetin ligjor të mposhtë krimin. Ky është një vendim nga qytetarët shqiptarë. Nga kjo betejë nuk ka kthim pas, strategjia është fitorja e qytetarëve, duhet një qeveri që do të zbatojë deri ligjin e dekriminalzimit, kjo është kauza jonë” u shpreh Basha. (M.D/ Shuplaka)