Kreu i opozitës Lulzim Basha dhe gazetari Blendi Fevziu po zhvillojnë një intervistë live nga tenda e protestës së opozitës.
Por, në një moment ka plasur debati midis tyre, pasi Basha ftoi një qytetar nga turma që të fliste në mikrofon. Mirëpo kjo nuk i ka pëlqyer gazetarit.
“Më mirë mbyll emisionin dhe këtë s’ta lejoj”, iu drejtua ai Bashës. Ky i fundit i kërkoi edhe njëherë tjetër që t’ja lejonte këtë, pasi qytetari i quajtur Leonardo donte të tregonte që nuk ishte me PD-ne, por po merr pjesë në protestë për shkak të pakënaqësisë që ndjente nga qeveria aktuale.
DEBATI:
Basha: Leonardo hajde këtu!
Fevziu: Jo këtë s’e lejoj.
Basha: Të lutem më lejo.
Fevziu: Më mirë mbyll emisionin dhe këtë s’ta lejoj
Basha: Por dy minuta ore sa të thotë diçka
Fevziu: Nuk mund të bëj miting në një emision television. Ky është shpërdorim i medias.
Basha: Qytetarë do jeni pjesë e përmbysjes popullore!
Fevziu: Unë nuk erdha të bëj miting në studion e emisionit. (D.D/Shuplaka)