Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar reagimin e zëdhënëses se KE-së Maja Kocijancic ne lidhje me bojkotin e opozitës ku tha se debati politik duhet të zhvillohet në Parlament.
Kryedemokrati tha në emisionin ‘Opinion’ se nuk merret me deklarata të zëdhënësve të BE-së apo të kujtdo tjetër.
“Nuk merrem unë me deklaratat e zëdhënësve të BE-së apo të kujtdo tjetër. Faktet janë aty”, u shpreh Basha.
Basha po ashtu tha se kjo lëvizje e PD nuk po bëhet për të bllokuar vettingun por për të garantuar zgjedhjet e ardhshme.
“Ky parlament mban Rroshin në Kavajë, Artur Bushin në Krujë, se ky kryeministër e ka lidhur fatin me krimin dhe kriminelët, por jo qytetarët . Pse mendoni se i mbajnë kriminelët? Spese do të korruptojnë zgjedhjet. Janë bërë njësh me bandat dhe me krimin nuk ka për të patur zgjedhje. Alibisë së qeverisë së bandave se kjo po bëhet për të bllokuar vettingun, i kam thënë që ne do ta votojmë me qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky ligj zhbën paracaktimin kushtetues, që palët të zgjedhin persona me integritet për të bërë Vettingun. Këta i kanë bërë hesapet për veten e tyre.
E kanë sabotuar me qëllim Reformën në Drejtësi. Ne po hedhim themelet e një republike të re, e një republike me pushtet të kufizuar, zgjedhje të drejtpërdrejtë të deputetëve dhe presidentit, republikë e drejtësisë së vërtetë, si ato vendet ku po shjkojnë shqiptarët sot dhe po emigrojnë. Standarte europiane për gjithcka dhe asgjë më pak. Ftojmë cdo forcë politike të reflektojë për këtë. Janë cëshjet themelore. Ajo që nis sot do të përfundojë vetëm kur qytetarët të kenë 100% garanci, që ligji dhe kushtetuta do të zbatohen” u shpreh Basha. (M.D/ Shuplaka)