Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me të arrestuarin Shkëlzen Xhenja 25 vjeç, i cili akuzohet për plagosjen me armë të shtetases Flutura Muça 49 vjeçe.
Një ditë më parë, ndalimin e 25-vjeçarit u cilësua i ligjshëm dhe u vendos të lihej në burg deri në përfundim të hetimeve. Në sallën e gjyqit, Xhenja kërkoi lirinë me pretendimin se po akuzohet pa të drejtë dhe se ai nuk është autor i plagosjes së 49-vjeçares.
Ndërkaq mësohet se i ndaluari për plagosjen e 18 shkurtit në Shkodër, është person me precedent penalë të mëparshëm, i cili u lirua nga burgu më 17 janar të këtij viti, duke përfituar nga amnistia.
Ai ishte dënuar për vendosje tritoli në vitin 2014, në banesën e biznesmenit Bledar Canka. (XH.A/SHUPLAKA)