18:32 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Gjoba nga Ministria e Mjedisit, kryebashkiakët në ”kor”: Selektive dhe jo të drejta!

08:01 | 24/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjoba nga Ministria e Mjedisit, kryebashkiakët në ”kor”: Selektive dhe jo të drejta!

Përgjatë vitit 2016 Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka marrë 23 masa administrative për menaxhimin e mbetjeve urbane, ndërkohë që nga këto 5 gjoba janë vendosur për kryebashkiakët e bashkive: Pustec, Pogradec, Sarandë, Devoll dhe Librazhd. Sipas ligjit “Për mbetjet urbane” sanksionet me gjobë u vendosen direkt kryetarëve të bashkive, ndërkohë që vlera kap shifrën e 500 mijë lekëve.

Të dhënat u bënë me dije nga kryeinspektori i ISHMP-së, Ergys Agasi gjatë analizës vjetore të institucionit që ai drejton, por kryebashkiakët i cilësojnë këto masa administrative si të padrejta.

Në një reagim për ‘’GSH’’ kryebashkiakët janë shprehur se gjobat ndaj tyre janë selektive dhe të padrejta.

BLEDION NALLBATI, KRYETAR I BASHKISË DEVOLL

Absolutisht që kjo gjobë nuk është drejtë. Inspektorati i Mjedisit nuk është asgjë tjetër veçse një institucion me punonjës parazitë, që për të justifikuar veten e tyre u vendosin gjoba njerëzve. Unë dua të di se cili Ola Mitre është efekti pozitiv i punës së këtyre njerëzve, që marrin pagat e taksapaguesve shqiptarë. Dakord e mora unë një gjobë, por problemi është si do e pastrojmë ambientin, si do e mbajmë këtë ambient.

Cilat janë masat e marra nga Ministria e Mjedisit për të pasur një ambient të pastër?! Cilat janë masat e Ministrisë së Mjedisit apo një institucioni tjetër shtetëror për t’i ardhur në ndihmë bashkisë për të pastruar një ambient që ka 25 vjet që trashëgon vetëm grumbuj me mbetje. Kjo është detyra jonë dhe e inspektoratit: të ofrojmë shërbim, jo të penalizojmë, sepse gjoba ime si 5 mln, si 50 mln si 500 mln nuk e pastron ambientin. Të më thonë si i shërbejnë komunitetit këta zotërinj përveçse me gjoba. Nuk është problemi te gjoba që kam marrë unë, por ne duhet të mendojmë sesi do t’i shërbejmë qytetarëve.Absolutisht që e kam apeluar dhe jemi në proces gjyqësor.

EDMOND THEMELKO, KRYETAR I BASHKISË PUSTEC
Kjo gjobë nuk është aspak e drejtë, sepse nuk ka logjikë që për të njëjtin problem jam gjobitur dy herë. Padyshim që ne e kemi çuar në Gjykatën Administrative çështjen. Gjobat e vendosura nga inspektorati i referohen një ligji të menaxhimit të integruar të mbetjeve të ngurta. Vetë ministria e ka nxjerrë sesi bëhet ky proces dhe vlerën përkatëse. Për territorin tonë nevojiten 160 mln lekë të vjetra, që të ketë landfille, kosha, riciklim, ndarje të mbetjeve etj., ndërkohë që gjithë buxheti i bashkisë është rreth 260 mln lekë. Nëse bëjmë këtë, administrata jonë s’mund të marrë as rrogat, ndaj nuk ka logjikë të aplikohet nga ne.

KASTRIOT GURRA, KRYETAR I BASHKISË LIBRAZHD
Kjo është një gjobë e vendosur për ‘hakmarrje’ nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, pasi ne si bashki e kemi gjobitur inspektoratin për një antenë të një kompanie telekomunikacioni, e cila nuk dispononte lejen e duhur mjedisore. Pra, është një kundërpërgjigje e tyre. Padyshim që është e padrejtë, ndaj dhe ne kemi zgjedhur rrugën gjyqësore për ta apeluar. Aktualisht jemi në proces.

EDUART KAPRI, KRYETAR I BASHKISË POGRADEC
Ajo gjobë është vendosur pa kaluar një vit nga ardhja ime në krye të bashkisë. Ajo është vendosur për terrene që kishin vite të tërë që ishin në atë situatë. Normalisht është e padrejtë, sepse nuk mund të dilet në çdo fshat, ku kapacitetet tona janë të pamjaftueshme e të vendosen gjoba. E njëjta masë është vendosur edhe për Devollin e Pustecin, po bashkitë e tjera qenkan në rregull?! Mendoj se kjo është selektive. Unë bëra ankimimin, nuk e pranuan e për pasojë tashmë e kam kaluar në rrugë gjyqësore. Jam duke ndjekur këtë rrugë, sepse është e vetmja mënyrë.

Etiketa: Lefter Kokaministria e mjedisit
Pas

Atentati ndaj shitëses në Shkodër, i arrestuari kishte përfituar nga amnistia (DETAJE)

Para

Me bark të rrumbullakosur, Irina Shayk pushon në Disneyland (FOTO)

Para
Me bark të rrumbullakosur, Irina Shayk pushon në Disneyland (FOTO)

Me bark të rrumbullakosur, Irina Shayk pushon në Disneyland (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

Kriza humanitare në Gaza, OBSH bën thirrje: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore është jetik

Kodi i ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Aksident tragjik në Slloveni, humbin jetën pesë persona pas përplasjes së një furgoni me kamion

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

Rënia e importeve ndihmon rritjen ekonomike të SHBA-së, Trump sulmon kreun e Rezervave Federale: S’ka inflacion!

Dhoma e Avokatisë Berat kundër miratimit të draft-kodit të Ri Penal: Rrezikohen profesionet e lira dhe liria e Avokatëve

BE konfirmon sistemin e ri të kontrollit kufitar, ja kur do të hyjë në fuqi EES

Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.