Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shprehur dëshirën që vendi i tij të rrisë arsenalin bërthamor. Kjo është deklarata e parë e tij lidhur me këtë çështje që prej kohës që ai ka marrë presidencën.
Gjatë intervistës të dhënë për “Reuters”, ai u shpreh se do të ishte diçka e mrekullueshme që asnjë vend të mos kishte armë bërthamore, por nëse vendet e tjera kanë, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kryesojnë.
“Amerika ka mbetur mbrapa në kapacitetin e arsenalit të armëve bërthamore, ne duhet të jemi krye të të gjithëve. Do të ishte diçka e mrekullueshme që asnjë vend të mos ishte në zotërim të armëve bërthamore, një ëndërr, por nëse vende e tjera do të kenë armë bërthamore, ne do të kryesojmë.”, është shprehur ai. (XH.A/SHUPLAKA)