Një shqiptar i vënë në pranga nën akuzën e vjedhjes është arratisur duke thyer urdhrin e policisë. Ai ishte arrestuar nga policia italiane në Pistoja, por arratisja e tij nuk zgjati shumë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte lënë në “arrest shtëpie”, ndërsa kontrollohej nga policia, por mesditën e djeshme ai nuk u gjet në banesë.
Pas arratisjes, mësohet se ai kishte vjedhur një mjet tip “Benz” dhe më pas i lodhur, mesa duket kishte menduar të pushonte pak, pushim që do i kushtonte.
Duke kryer kontrolle, policia rrugore e ka gjetur në gjumë shqiptarin pasi kishte pikasur makinën. Nga një verifikim i shpejtë, ishte parë se mjeti ishte i vjedhur. Menjëherë ka ndërhyrë policia duke e kapur shqiptarin në gjumë. (XH.A/SHUPLAKA)