Gjykata e Krimve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë për Artur Zoton. Ai akuzohet për korrupsion, ka mbajtur postin e Ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën “arrest me burg” për Artur Zoton.
Vetëm pak ditë më parë u arrestua ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Artur Zoto. Mësohet se urdhri për arrestin është dhënë nga Prokuroria mbi akuzat për “korrupsion dhe shpërdorim të detyrës. Më herët është arrestuar edhe zëvendësi i tij Iliaz Labi.
“Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda, gjykata ka vendosur masen e sigurise “arrest me burg” per ish-drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve, Artur Zoto, i dyshuar per “korrupsion pasiv”, ne kuader te hetimit te nisur pak kohe me pare, ku u arrestua edhe ish-zevendesi i tij, Iljaz Labi. Urdheri i arrestit eshte zbatuar nga Policia e Shtetit pasditen e sotme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Njëlloj si Iljaz Labi, edhe Artur Zoto dyshohet të jetë përfshirë në korrupsionin me tenderat e ushqimeve.
Mësohet se Prokuroria ka siguruar disa biseda të përgjuara, të cilat zbulojnë se për këto afera korruptive Zoto ishte në dijeni, dhe Iljazi të gjitha i bënte me miratimin e tij. (J.V/Shuplaka)