10:58 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Basha ashpërson tonet: Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë!

14:01 | 24/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha ashpërson tonet: Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë!

Protesta e opozitës ka hyrë sot në ditën e saj të shtatë, ndërkohësot janë rritur edhe tonet. Në një takim me sipërmarrësit Basha ka folur për luftë ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve të reagojnë dhunshëm ndaj padrejtësive.

“Kushdo që godet qytetarët dhe protestën, do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak.

Populli nuk mund të durojë më. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, edhe durimit tonë. Boll me akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve, në kurriz të biznesit, por vjen momenti kur nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur, kur zemërata popullore të rritet. Kur ju godasin, mos ktheni faqen tjetër, por goditini me grusht. Për çdo padrejtësi goditini me grusht, koha kur populli trajtohet si dele po merr fund”, – apeloi Basha.

Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin, Edi Rama se dëmton sipërmarrësit e ndershëm, dhe favorion 4-5 biznesmenë për të gjithë tenderat e koncesionet.

“Ekonomia shqiptare nuk është konkurruese në rajon. Katër ose pesë oligarkë thërret Rama për çdo tender, për çdo koncesion, për çdo pasuri kombëtare, dhe së bashku ndajnë thelat e pushtetit, së bashku ndajnë pasuritë e kombit, ndër pjesa tjetër zhytet në mjerim. Kushdo që e denoncon këtë, dhunohet, ndëshkohet, burgoset, trajtohet si armik. Kjo i ndodhi edhe Nikollaq Neranxit. Kjo qeveri dhe ky kryeministër i pengon sipërmarrësit në vend që t’i nxisë. Por Rama godet sipërmarrësit si Neranxi dhe mban biznesmenët kodoshë, se me ta ndan thelat”, – tha Basha.

Teksa mundësoi transmetimin Live të protestës në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruante, “Biznesi në kolaps nga taksat e larta, korrupsioni dhe dhuna qeveritare. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTëLira”.

Mbrëmjen e djeshme, kreu i PD tha se opozita do të përshkallëzojë më tej protestën e nisur të shtunën e datës 18 shkurt.

Basha paralajmëroi qëndrimin e forcës që ai drejton, nëse nuk krijohet qeveria teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Etiketa: lulzim bashaprotesta
Pas

Bushati sulmon pronarët e televizioneve: Ç’shtet jemi ne kur ligji nuk zbatohet se nuk i leverdis Sandrit dhe Vjollcës???

Para

Hidhet shorti për 1/8 në Europa League. Mësoni përballjet…

Para
Hidhet shorti për 1/8 në Europa League. Mësoni përballjet…

Hidhet shorti për 1/8 në Europa League. Mësoni përballjet...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Foto/ Vrasja në Shkopet, dy vëllezër nga Tropoja nën hetim për ngjarjen

Berisha në konferencën për integrimin në BE: Prioriteti ndaj stabilokracisë i hap rrugën autokracisë

Tomi Huhtanen: Nuk mund të ketë integrim pa sundim të ligjit.Krimi, korrupsioni dhe abuzimet nuk fshihen dot nën qilim

Po digjte mbeturina në oborr, humb jetën tragjikisht 78-vjeçari në Kurbin

Terror në Iran: Vrasje dhe arrestime, Khamenei hakmerret ndaj “spiunëve”

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

Fier/ Zaptoi hapësirën publike në plazhin e Darëzezës, policia sekuestron 62 çadra e shezlongë! Nën hetim 41-vjeçari

Korçë/Finalizohet operacioni “Split”, arrestohet 21-vjeçari që shiste kanabis në doza

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Aksident në aksin Skërficë-Sarandë, makina e turistes përmbyset në rrugë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.