10:44 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Noka nga protesta: Zero shansi për t’ju kthyer normalitetit, zyrtarë të dhjamosur dhe qytetarë në skamje

16:26 | 24/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot Sokol Olldashi do kishte mbushur 44 vjeç, Flamur Noka e kujton me këtë foto

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, përsëriti edhe njëherë sot se kthimi i opozitës në Parlament është i panegociueshëm, kjo sepse sipas tij në këtë qeveri nuk ka përfaqësues të popullit.

“Kjo qeveri e ka humbur pushtetin, nuk mund të rrijë në këmbë vetëm sepse ka disa numra, apo se ka marrë 1 mandat popullor. Ne nuk po kërkojmë të vijmë në pushtet, kërkesat tona janë të panegociueshme, në të gjitha sheshet dhe nuk ka qetësi me këtë qeveri.

Aksioni i organit popullor do ta shembë përtokë këtë organ që quhet qeveri.

Sot shteti, qeveria është e marrë peng nga krimi, nga kartelet e drogës dhe korrupsionit.

Nuk ka përfaqësues të vullnetit të qytetarëve por të krimit dhe të drogës.

Zero është shansi për t’ju kthyer normalitetit me këtë qeveri.

Sigurisht do ecim dhe do vazhdojmë të ecim në drejtim të rrëzimit të këtij pushteti kriminal.

Presim reflektim, ndryshe nuk ka qetësi ky vend.

Nuk e di se cili është elektorati që është i kënaqur, mos e keni për ata që kanë ikur nga sytë këmbët jashtë vendit për një të ardhme më të mirë, mos e keni fjalën për ata që janë pa bukë?! Ah, nëse e keni fjalën për zyrtarët e lartë, sigurisht këta janë të kënaqur, janë të dhjamur nga pasuria, ndërsa këta që vuajnë për bukën e gojën, jeton mes skamjes dhe varfërisë dhe vrasjes së shpresës së kësaj qeverie.

Kjo qeveri nuk ka lënë hapësirë për të pasur shtresë gri, ka një shtresë të varfër që jeton mes  kriminelëve dhe një shtresë të varfër që janë derra të kamur dhe oligarkëve.
Ju kuptoj shumë mire, prioriteti numër një është që vendi të ketë liri dhe demokraci.

Një vend i tëri i mbuluar me krim dhe i tëri me korrupsion nuk mund të ketë integrim pa u çliruar, dhe pa u vendosur standartet demokratike, në këtë vend nuk ka liri.

Do ishim të parët që do ta mbështesim të ecurin përpara, sepse ne gjithmonë kemi përfaqësuar progresin, ndërsa  regresin e përfaqësojnë këta që janë në pushtet. Është për faj të kësaj oligarkie që është në pushtet.

Të jeni të sigurt që opozita përfaqëson interesin e qytetarëve, kurse këta të pushtetarëve, dhe mes tyre ka mbizotëruar gjithmonë ai i qytetarëve.”, tha Noka. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: flamur noka
Pas

Çfarë momenti, ministrit britanik i zgjidhet kravata, ia lidh homologia australiane

Para

Shullazi nuk shkon në gjykatë, shtyhet sërish seanca

Para
Shullazi nuk shkon në gjykatë, shtyhet sërish seanca

Shullazi nuk shkon në gjykatë, shtyhet sërish seanca

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lushnjë/ Arrestohet një autor dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori për vjedhjen e 4 motomjeteve elektrike në biznes

Anija “Oriku” e Forcës Detare, pjesë e stërvitjes rajonale “ADRION LIVEX 25”

Situata e zjarreve në vend/ 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

Konflikti në Lindjen e Mesme, paralajmëron kreu i IAEA: Irani mund të rifillojë ndërtimin e një bombe bërthamore brenda pak muajsh

Vala e të nxehtit pushton Evropën/ Alarme të kuqe në disa shtete, temperatura mbi 40°C dhe frikë nga zjarret

Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal

U shty të premten, sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tensionet në Beograd, plagosen disa policë dhe dy protestues pas përplasjeve të dhunshme

Përshkallëzimi i tubimeve në Beograd, kryeparlamentarja e Serbisë: Protestuesit po bëjnë thirrje për luftë civile!

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin masiv të shpenzimeve të Trump

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.