Emiljano Shullazi dhe të dyshuarit si pjesëtare të bandës së tij, bashkë me avokatët e tyre, detyruan përsëri gjykatën të shtyje për të 12-tën herë seancën gjyqësore të ballafaqimit dhe pyetjes së dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja.
Beqja ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, gati për të dëshmuar, raporton ABCNews.
Por Emiljano Shullazi nuk u paraqit, për shkak të raportit mjekësor. Në seancë nuk ishin as avokatët mbrojtës, për të cilët Gjykata tha se do t’i kërkojë Dhomës Kombëtare të Avokatisë marrjen e masave disiplinore.
Seanca e radhës u caktua për tu mbajtur me 3 mars.
Emiljano Shullazi për të disatën herë shmang sallën e gjyqit për akuzat që i rëndojnë atij dhe bandës së tij. Në një prej seancave Shullazi e ka kërcënuar dëshmitarin Beqja.
Emri i Emiljano Shullazit u përfol gjatë edhe në kohën e zgjedhjeve për rektorë në Universitetin e Tiranës ku u aludua se ai ishte personi që kërcënoi duke e marrë në makinë rektorin e tanishëm Mynyr Koni.
(M.D/ Shuplaka)