Kryeministri Edi Rama, në studion e emisionit “Transparencë” në televizionin lokal të Vlorës, ka thënë se në harkun kohor të tre vjetëve do jetë tërësisht i përfunduar projekti i Lungomares dhe se deri në përfundim të vitit 2019 aksi do të jetë tërësisht i kalueshëm.
Ai deklaroi se projektet e qeverisë nuk janë selektive për Jugun dhe Veriun, teksa tha se me kryebashkiakun Dritan Leli ka debate dhe diskutime per zhvillimin e qytetit.
“E di që kreu i bashkisë së Vlorës heq keq sa herë duhet të flasë me mua por është në të mirë të punës, në funksion të maksimizimit të mbështetjes nga qeveria
se ka dhe një barcaletë tjetër që ne po privilegjojmë Jugun”, tha ai.
Rama ka komentuar protestën e opozitës dhe bllokimin e vazhdimit te procesit te vettingut.
“Nuk do ta ndalin dot, do ta shtyjnë, pengojnë, por për ta ndalur jo, vetingu do bëhet, vetingun e kërkojnë shqiptarët, edhe ata që ishin në bulevardin e Tiranës para ca ditës, pjesa më e madhe e tyre janë për vetingun, jo për bllokimin e tij, pjesa më e madhe e tyre kanë probleme që nuk kanë ardhur me ardhjen e Qeverisë sonë. Janë në të drejtën e tyre të mos duan ta shofin me sy qeverinë tonë që të mendojnë se po erdhi në pushtet PD jeta do bëhet fushë me lule, por mbi të gjitha këtyre ata duan vetingun, pjesa më e madhe” tha ai. (M.D/ Shuplaka)
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154503408881523/