Gjatë mbrëmjes së sotme, kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se ka respekt për kreun e opozitës Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” e Arjan Çanit, Meta tha se nëse bëhet fjalë për t’u takuar ai gjithmonë do ta mirëpresë Bashën.
“Po nuk është tabu se ne jemi takuar, në çdo situatë si mund të them unë nuk e takoj apo nuk distkutoj, jo vetëm me kreun e opozitës por edhe me kreun e çdo partie opozitare që nuk është në parlament, është një detyrim, është respekt.”, tha Meta.
BISEDA:
Çani: Gojët e liga thonë se së shpejti pritet të ketë një darkë mes teje dhe Lul Bashës?
Meta: Zoti Basha ka qenë gjithmonë i mirëpritur nga unë si kreu i Kuvendit dhe ai ka ardhur dhe unë e kam ftuar para reformës në drejtësi.
Çani: Nuk është tabu apo jo?
Meta: Po nuk është tabu se ne jemi takuar, në çdo situatë si mund të them unë nuk e takoj apo nuk distkutoj, jo vetëm me kreun e opozitës por edhe me kreun e çdo partie opozitare që nuk është në parlament, është një detyrim, është respekt.
Cani: Je dakort, që këtë që po bën Lul Basha e ti e quan kaprico, që gjithsesi t’i jepet diçka opozitës që ajo të rikthehet në parlament?
Meta: Unë mendoj se në të gjitha rastet rruga më e mirë është vazhdimi normal i parlamentit dhe vazhdimi i dialogut që anëtarëson disa nga shqetësimet e opozitës. (D.D/Shuplaka)